Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë/ GJL lë fuqi vendimin e GJKKO-së, Erjon Veliaj mbetet në burg
Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e kryebashkiakut 15 Shtator, 11:07 Gjykata Kushtetuese t...
Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e kryebashkiakut 15 Shtator, 11:07 Gjykata Kushtetuese t...
"Shqipëria është në udhëkryq"/ Protestuesi: Antishqiptari me emrin Edi Rama po bën ligje që vënë n&...
Kurti: Uroj që drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë pranë vendit dhe familjeve 14 Shtator, 19:10 ...
Berisha: Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës! 14 Shtator, 13:02 ...
Gjatë mbledhjes së sotme, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë shqyrtoi kërkesën e Erion Veliajt kundër vendimeve të mëparshme të gjykatave të posaçme.
TIRANË- Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Erion Veliajn. Gjatë mbledhjes së sotme, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë shqyrtoi kërkesën e Erion Veliajt kundër vendimeve të mëparshme të gjykatave të posaçme.
Veliaj kërkonte shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe një vendimi të mëparshëm të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, lidhur me masën e sigurisë ndaj tij. Pas shqyrtimit të çështjes, Kolegji Penal vendosi lënien në fuqi të vendimit 'arrest me burg' për Veliajn.
Njoftimi i Gjykatës së Lartë:
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur në datë 15 shtator 2026, në Dhomë Këshillimi, mori në shqyrtim dosjen penale me palë: Kërkues: Erion Veliaj, Palë e Interesuar: Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe objekt: Shfuqizimin e vendimeve nr. 7, dt. 09.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftesuar permes vendimit nr. 14, dt. 12.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 13, dt. 13.03.2025, te Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2025-1153 (176), dt. 08.07.2025, te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte. Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te subjektit te interesuar. Pasi shqyrtoi çështjen, Kolegji, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Lënien në fuqi të Vendimit nr.13 (87-2025-85), datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Për çfarë akuzohej Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Kanye West RUSI- Reperi kontravers Kanye West pritet të zhvillojë dy koncerte në Shën Petersburg më 10 dhe 11 tetor, në nj&eu...
Erion Veliaj TIRANA- Seanca gjyqësore ndaj Erjon Veliaj pritet të nis për pak minuta në Gjykatën e Lartë. Gjyqtarë...
Kuvendi i Kosovës Megjithëse Kuvendi i Kosovës për më shumë se një muaj nuk zhvilloi punë parlamentare, gati gjysma...
Erion Veliaj TIRANA- Gjykata e Lartë do të shqyrtojë ditën e sotme çështjen që lidhet me masën e siguris&eu...
TIRANË- Një audiopërgjim tjetër i publikuar mbrëmjen e sotme ka zbuluar skandalet e reja të qeverisë R...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së ndodhur pranë një ...
pamjet NAPOLI- Një episod i pazakontë është regjistruar pasditen e sotme në Aeroportin e Napolit, ku kryeministri Edi Rama sh...
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se nëse nesër kryebashkiaku Erion Veliaj del nga burgu me...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me pagat e gjyqtarëve dhe kërkesën e tyre për rritje të ...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar që ish-krerët e UÇK-së të kthehen të lir&e...