Gjykata e Lartë jep vendimin për Erion Veliaj

15 Shtator 2026 | 11:06

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vendimi u mor këtë të martë, më 15 shtator 2026, në Dhomë Këshillimi, pas shqyrtimit të dosjes penale me kërkues Erion Veliaj dhe palë të interesuar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Veliaj kërkonte shfuqizimin e disa vendimeve të gjykatave të posaçme, përfshirë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë të 9 shkurtit 2025, vendimin e Apelit të Posaçëm të 13 marsit 2025, si dhe vendimin e mëparshëm të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të 8 korrikut 2025.

Pas shqyrtimit të çështjes, Kolegji Penal, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale, vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 13, datë 13 mars 2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Me këtë vendim, Gjykata e Lartë nuk pranoi kërkesën e Veliajt për shfuqizimin e vendimit të Apelit të Posaçëm.

Shpenzimet gjyqësore janë lënë në ngarkim të subjektit të interesuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Microsoft ka publikuar rregulla të reja për kontrollin mbi Inteligjencën Artificiale

Microsoft ka publikuar një draft të ri për rregullimin e sistemeve të saj të inteligjencës artificiale, duke propozuar një kornizë sigurie që synon të garantojë...
20:08 | 14/09/2026

Ndryshon komandanti i Bazës Ajrore të Farkës, Bedri Kaloshi merr detyrën

Nënkolonel Bedri Kaloshi mori detyrën e komandantit të Bazës Ajrore të Farkës, duke pasuar në këtë post nënkolonel Ervin Buzin, i cili e drejtoi bazën...
16:52 | 14/09/2026

Shtyhet me dy javë seanca për dosjen “Partizani”, bojkoti i avokatëve bllokon gjyqin

Seanca gjyqësore në themel për dosjen “Partizani” është shtyrë me dy javë, për shkak të mungesës së të gjithë avokatëve mbrojtës, të cilët i janë...
10:57 | 14/09/2026