web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goditja e radhës për Erion Veliajn/ Gjykata e Lartë e lë në burg

15 Shtator 2026, 11:07, Aktualitet CNA

Goditja e radhës për Erion Veliajn/ Gjykata e Lartë e lë

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

Më konkretisht, në seancën e sotme gjyqësore është lënë në fuqi vendimi i datës 13 mars 2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Veliaj kishte bërë kërkesë për rekurs të masës së sigurisë me arsyetimin se ai është i njohur si kryetar bashkie nga Gjykata Kushtetuese dhe duhet të kthehet në detyrë. 

Vendimi i plotë:

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur në datë 15 shtator 2026, në Dhomë Këshillimi, mori në shqyrtim dosjen penale me palë:

Kërkues: Erion Veliaj,

Palë e Interesuar: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe objekt: Shfuqizimin e vendimeve nr. 7, dt. 09.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftësuar përmes vendimit nr. 14, dt. 12.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 13, dt. 13.03.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2025-1153 (176), dt. 08.07.2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të subjektit të interesuar.

Pasi shqyrtoi çështjen, Kolegji, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale, vendosi:

Lënien në fuqi të Vendimit nr.13 (87-2025-85), datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjyqi i ditës së sotme cilësohej edhe si një betejë e drejtësisë me korrupsionin. Kjo për faktin se kryetari i Bashkisë së Tiranës me 13 akuza të rënda penale, Erion Veliaj, ndodhet në qelitë e burgut të Durrësit dhe me të gjitha vendimet në të gjitha shkallët e gjykatave masa e tij e sigurisë është quajtur e ligjshme.

Nga ana tjetër, prej 14 muajsh Erion Veliaj nuk pranon që të gjykohet, pra nuk shkon në gjykatë.

Për më tepër në këta 14 muaj pas dorëzimit të dosjes së tij në GJKKO ai ka vazhduar betejën e tij me drejtësinë duke sulmuar prokurorë e gjyqtarë që nga ndalimi i tij në shkurt të vitit 2025. /CNA





Lajmet e fundit nga