Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Ardhishtë, Shijak, e cila ishte vendosur në oborrin e një banese të pabanuar.
Sipas njoftimit të policisë, lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e një banese të pabanuar, në pronësi të shtetasit S. G. Si pasojë e shpërthimit, është dëmtuar porta e oborrit të banesës. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Njoftimi i Policisë:
Informacion paraprak
Rreth orës 01:00, në fshatin Ardhishtë, Shijak, në oborrin e një banese të pabanuar, në pronësi të shtetasit S. G., është dëmtuar porta e oborrit të banesës, dyshohet nga lëndë plasëse.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
