Veliaj mbetet në burg, gazetari zbardh vendimin e Gjykatës së Lartë
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, raporton se vendimi është marrë këtë të martë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të rekursit të paraqitur nga avokatët e Veliajt.
Me këtë vendim, masa e sigurisë mbetet në fuqi dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, ndërsa SPAK vijon hetimet ndaj tij.
“Zyrtarisht tashmë kemi njoftimin publik të Gjykatës së Lartë. Kolegji ka vendosur lënien në fuqi të Gjyskatës së Posaçme të Apelit, pra do të vijojë të jetë në fuqi masa e sigurisë ‘arrest në burg’ për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Zyrtarisht, Kolegji Penal i Gjyskatës së Lartë i mbledhur më datë 15 shtator 2026, pasi shqyrtoi në dhomë këshillimi rekursin e paraqitur nga personi nën hetim Erion Veliaj, parashtruar nga avokatët e tij, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjyskatës së Posaçme të Apelit. Kjo do të thotë se kryetari i Bashkisë do të vijojë të qëndrojë në paraburgim gjatë kohës që SPAK po vijon hetimet.”-tha Ferhati
Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet ligjore për pagat e magjistratëve
Vendimi për Veliajn, Rama: Përsëri Tirana pa kokë, kryetari nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq
Pagat e gjyqtarëve, ministri Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja bëhet me ligj
- 17:31 Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen 2 automjete (VIDEO)
- 16:55 “Ritëm alarmant”, Barack Obama dhe Kamala Harris i bashkohen idesë për rregullimin e Inteligjencës Artificiale
- 16:53 Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet ligjore për pagat e magjistratëve
- 16:46 Vendi që i paguan qytetarët e tij për të lexuar
- 16:46 Danimarka: Anija luftarake ruse qëlloi dy raketa sinjalizuese drejt helikopterit tonë
- 16:43 SHBA, oligarku rus financoi pritjen e dasmës së Donald Trump Jr.