BOTA /

Nesër do dëshmonte për mas*krën e Dubravës, ndërron jetë ish-deputetja e PDK në Kosovë

Shkruar nga Versus

Nesër do dëshmonte për mas*krën e Dubravës,

Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare Flora Brovina, ish-deputete e Partisë Demokratike të Kosovës.

Brovina, e cila ka qenë edhe pediatre dhe aktiviste për të drejtat e grave, ishte parashikuar që nesër të dëshmonte në gjykatë lidhur me Masakrën e Dubravës. 

Dëshmia e saj ishte planifikuar në një kohë kur rasti i Masakrës së Dubravës vazhdon të jetë një prej çështjeve të rëndësishme që lidhen me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Brovina ka qenë e burgosur gjatë luftës dhe në biografinë e saj dokumentohet edhe përvoja e saj si e burgosur politike. Versus.al

Poll