Skandal trukimi ndeshjesh në botën e futbollit. Në Bolivi, portieri i Deportivo Guabirá-s, Juan Manuel Ferrel, u kërcënua se do t’i vrasin bashkëshorten dhe nënën para ndeshjes së humbur 6-0 ndaj Always Ready në Primera division.
Trajneri i Guabirá-s, Leonardo Egüez, reagoi duke kërkuar një hetim nga Federata Boliviane e Futbollit dhe Prokuroria. Sipas trajnerit, portierit Ferrel i është kërkuar të pësojë të paktën 3 gola, nëse nuk do që t’i vriten familjarët.
Nuk mund të bëjmë një analizë ndeshjeje, nëse ka një kërcënim me jetë.
Ferrel u zëvendësua në minutën e 39-të të pjesës së parë, kur kundërshtari kishte shënuar 4 gola.
Edhe sulmuesi Víctor Ábrego tregoi se kishte kërkuar zëvendësim, nga frika se ndonjë gol i mundshëm i tij mund të kishte pasoja për shokët e skuadrës apo familjet e tyre. Federata bëri me dije se ka hapur një hetim për këtë çështje.