Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kush është polici në Durrës që akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, në hetim edhe dy kolegët e tij (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Kush është polici në Durrës që akuzohet për
Foto ilustruese

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një efektiv policie si dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë, të cilët dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Përmes një njoftimi zyrtar AMP ka bërë me dije se në pranga ka rënë efektivi Shpend Manaj, me detyrë Trupë Shërbimi Patrullë e Përgjithshme.

Ndërkohë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” janë referuar në gjendje të lirë edhe dy punonjës të Policisë, Sokol Hamzallari me detyrë Specialist për Rendin në Komisariatin e Policisë Durrës, dhe Adi Kadrimi me detyrë Trupë Shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës.

Hetimi është zhvilluar në kuadër të procedimit penal për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i AMP-së:

Operacioni i AMP-së, arrestohet efektivi i Policisë në Durrës, procedohen dy të tjerë

Operacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka çuar në arrestimin në flagrancë të një punonjësi të Policisë dhe procedimin në gjendje të lirë të dy efektivëve të tjerë, të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Operacioni është finalizuar më 15 shtator 2026, në kuadër të procedimit penal nr. 100/2026, pas një hetimi të zhvilluar me metoda speciale nga Drejtoria Rajonale Durrës-Kavajë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të AMP-së, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Në përfundim të operacionit është arrestuar në flagrancë efektivi S.M., me detyrë Trupë Shërbimi Patrullë e Përgjithshme.

Ndërkohë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” janë referuar në gjendje të lirë edhe dy punonjës të Policisë, S.H., me detyrë Specialist për Rendin në Komisariatin e Policisë Durrës, dhe A.K., me detyrë Trupë Shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës.

Hetimi është zhvilluar në kuadër të procedimit penal për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, materialet e përpiluara janë referuar në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme sipas ligjit.

AMP do të vijojë të ushtrojë kompetencat e saj ligjore për evidentimin, dokumentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në radhët e punonjësve të strukturave që mbikëqyr.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese