I akuzuar nga GJKKO për trafik droge, kapet në Belgjikë 58-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

15 Shtator 2026 | 11:51

Një 58-vjeçar shqiptar, i kërkuar ndërkombëtarisht nga GJKKO, është arrestuar këtë të martë nga autoritetet belge.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, i cili është akuzuar nga GJKKO-ja si pjesëtar i një grupi kriminal që ka trafikuar dhe shitur sasi të mëdha lëndësh narkotike në disa shtete.

Ndërkohë, pas arrestimit të 58-vjeçarit pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë, të cilit i është caktuar masa arrest me burg.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve në Belgjikë, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bazë të informacioneve të shkëmbyera në kuadër të një hetimi mbi trafikimin e lëndëve narkotike, është bërë i mundur lokalizimi dhe kapja në Belgjikë, e shtetasit:

-J. K. alias J. A., 58 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim e datës 04.04.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se 58-vjeçari ka qenë pjesë e një grupi që ka organizuar trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike dhe më pas shitjen e saj, në shtete të ndryshme.
Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se të ardhurat e përfituara nga veprimtaria kriminale, ky shtetas i ka investuar në 2 pasuri të paluajtshme (lokale), në Shijak.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Belgjikë, për finalizimin e procedurave për ekstradimin e shtetasit të arrestuar, në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP operacion në Durrës, bie në pranga efektivi i Policisë për korrupsion

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë, ndërsa dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, pas një operacioni të ndërmarrë...
11:37 | 15/09/2026

Gjykata e Lartë jep vendimin për Erion Veliaj

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin...
11:06 | 15/09/2026

Tritol në derën e një banese në Shijak

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer rreth orës 01:00 të natës në oborrin e një banese të pabanuar në fshatin Ardhishtë të Shijakut. Sipas raportimev...
10:53 | 15/09/2026