E martë, 15 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kryeministri Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

Ilustrim · Vizion Plus

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Napoli, Itali, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë ditës së sotme, Kryeministri Rama vizitoi Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale” të Napolit, një nga qendrat historike të studimeve albanologjike dhe njëkohësisht katedra më e vjetër e Gjuhës Shqipe, e themeluar nga Jeronim De Rada dhe intelektualë arbëreshë. Kjo katedër mbart një traditë të rëndësishme në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Në takimin me stafin akademik të universitetit, Kryeministri Rama vlerësoi rëndësinë e kësaj tradite dhe theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit dhe krijimin e një rrjeti më të strukturuar, që do të kontribuojë në ruajtjen, promovimin dhe pasurimin e mëtejshëm të studimeve dhe trashëgimisë shqiptare.

“Ta krijojmë një lloj rrjeti këtu në universitet, me idenë që më pas të mund të ndihmojmë në mënyrë më të strukturuar dhe gjithashtu ta përdorim për të ruajtur e për të shfrytëzuar më mirë gjithçka që prodhohet këtu” – u shpreh Kryeministri.

Në këtë vizitë ishte e pranishme edhe Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.