web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndezi zjarre në Borsh/ Arrestohet në flagrancë 52-vjeçari

15 Shtator 2026, 11:49, Kronika CNA

Ndezi zjarre në Borsh/ Arrestohet në flagrancë 52-vjeçari

Vihet në pranga një 52-vjeçar, që u kap në flagrancë pranë vatrave të zjarrit që dyshohet se ndezi.

Nga zjarri u dogjën sipërfaqe me pyje e kullota dhe u rrezikua një banesë.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin D. Z., 52 vjeç, banues në Borsh, i cili dyshohet se kishte ndezur disa vatra zjarri në zonë.

Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe me pyje dhe kullota, ndërsa është rrezikuar edhe një banesë që ndodhej pranë vatrave të zjarrit.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin D. Z., për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./CNA

 





Lajmet e fundit nga