Rama viziton Katedrën e Gjuhës Shqipe në Napoli, merr pjesë në inaugurimin e Konsullatës së Nderit
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë në Napoli, Itali, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë.
Sipa raportimeve, gjatë ditës së sotme, Kryeministri Rama vizitoi Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale” të Napolit, një nga qendrat historike të studimeve albanologjike dhe njëkohësisht katedra më e vjetër e Gjuhës Shqipe, e themeluar nga Jeronim De Rada dhe intelektualë arbëreshë. Kjo katedër mbart një traditë të rëndësishme në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.
Në takimin me stafin akademik të universitetit, Kryeministri Rama vlerësoi rëndësinë e kësaj tradite dhe theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit dhe krijimin e një rrjeti më të strukturuar, që do të kontribuojë në ruajtjen, promovimin dhe pasurimin e mëtejshëm të studimeve dhe trashëgimisë shqiptare.
“Ta krijojmë një lloj rrjeti këtu në universitet, me idenë që më pas të mund të ndihmojmë në mënyrë më të strukturuar dhe gjithashtu ta përdorim për të ruajtur e për të shfrytëzuar më mirë gjithçka që prodhohet këtu , u shpreh Kryeministri.
Sakaq, në këtë vizitë ishte e pranishme edhe Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro.
Pagat e gjyqtarëve, ministri Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja bëhet me ligj
Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë, mbetet në qeli
I akuzuar nga GJKKO për trafik droge, kapet në Belgjikë 58-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
- 12:45 Pagat e gjyqtarëve, ministri Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja bëhet me ligj
- 12:33 Ukraina nis kundërofensivën “Vivaldi” në Donetsk, rimerr territor dhe dëmton logjistikën ruse
- 12:22 Gjykata e Lartë e la në burg, reagon mbrojtja e Erion Veliajt
- 12:18 Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë, mbetet në qeli
- 12:17 Arabia Saudite lëshon alarme emergjente për rrezik të lartë në Xheda, Mekë dhe Taif
- 12:13 Tension i paprecedent, rrezik lufte në lindje të Evropës! Fregata ruse lëshon dy raketa ndaj helikopterit danez