Tension i paprecedent, rrezik lufte në lindje të Evropës! Fregata ruse lëshon dy raketa ndaj helikopterit danez

15 Shtator 2026 | 12:13

Në një tjetër incident që ka rritur tensionet, Danimarka ka denoncuar veprimet e një fregate ruse, e cila dyshohet se ka lëshuar dy raketa sinjalizuese në drejtim të një helikopteri ushtarak danez.

Sipas autoriteteve daneze, incidenti ndodhi në ujëra ndërkombëtare. Kopenhaga reagoi ashpër ndaj ngjarjes, duke deklaruar se Moska ka kaluar një kufi të papranueshëm. “Moska ka kaluar çdo kufi”, ishte reagimi i autoriteteve daneze pas incidentit.

Ngjarjet e fundit vijnë në një kohë kur vendet e NATO-s në krahun verior dhe lindor të Europës kanë rritur nivelin e vigjilencës për shkak të aktivitetit ushtarak rus dhe luftës në Ukrainë.

Incidentet ajrore dhe detare po ndiqen me vëmendje nga aleatët, për shkak të rrezikut që një përplasje e drejtpërdrejtë mes forcave ruse dhe atyre të NATO-s të shkaktojë një përshkallëzim më të gjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rekord historik në Japoni, mbi 100 mijë persona kanë kaluar moshën 100 vjeç

Numri i personave 100 vjeç ose më të moshuar në Japoni ka kaluar për herë të parë shifrën 100 mijë. Shifra më 1 shtator u...
12:03 | 15/09/2026

Ushtria amerikane konfirmon se lufta me Iranin ka çuar në mungesë municionesh

Në një raport të detyrueshëm të parë të këtij lloji për Kongresin, inspektori tha se midis 28 shkurtit dhe 30 qershorit, Operacioni Epic Fury (OEF)...
11:17 | 15/09/2026

Netanyahu sulmon dokumentarin “NAZA” për Gazën: Regjisorët akuzohen për “tradhti” dhe “antisemitizëm”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka sulmuar krijuesit e dokumentarit NAZA, duke e akuzuar filmin fitues të çmimeve se po kontribuon në “nxitje globale antisemite”. “Është...
11:10 | 15/09/2026