Jasin Avdyli alias Jasin Kala, i njohur edhe me nofkat “Cine” dhe “Cinja”, u prangos së fundmi në Belgjikë në kaudër të një operacioni ndërkomëbtar antidorge. 58-vjeçari, i konsideruar si pjesë e fisit famëkeq Avdyli të Shijakut, ishte dënuar me 12 vite burg në Shqipëri në kaudër të dosjeve “339” dhe “Volvo 4”.
Arrestimi i tij u krye gjatë operacionit ndërkomëbtar të koduar “The Ëanted”, në bashkëpunim mes Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Policisë së Shtetit, Interpolit dhe autoriteteve belge.
Avdyli ishte hetuar dhe dënuar për përfshirjen në një grup të strukturuar kriminal, me akuza që lidhen me trafikun e narkotikëve, pastrimin e produkteve të veprës penale dhe aktivitetin e organizatave kriminale. Sipas hetimeve, ai dyshohej se ishte pjesë e një grupi që merrej me trafikimin e sasive të mëdha të drogës dhe shpërndarjen e saj në disa shtete.
Emri i Jasin Avdylit u bë i njohur në hetimet e dosjes “Volvo 4”, e cila lidhej me trafikimin e rreth 200 kilogramëve heroinë dhe sasive të konsiderueshme hashashi. Hetimet e kësaj dosjeje u ndërthurën më pas edhe me dosjen “339”, ku në fokus ishin disa prej anëtarëve të fisit Avdyli, mes tyre vëllezërit Astrit dhe Altin Avdyli.
Pikërisht nga përgjimet dhe të dhënat e mbledhura gjatë hetimit të grupit kriminal lindën edhe dyshime për shitblerje të votave në zgjedhjet për Bashkinë e Durrësit, duke e zgjeruar hetimin përtej aktivitetit të dyshuar të trafikut të drogës.
Sipas SPAK-ut, Avdyli dyshohej gjithashtu se paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal ishin investuar në dy pasuri të paluajtshme, të përdorura si lokale në Shijak.
"Kapet në Belgjikë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar nga GjKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal që ka trafikuar dhe shitur sasi të mëdha të lëndëve narkotike, në disa shtete.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve në Belgjikë, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, në bazë të informacioneve të shkëmbyera në kuadër të një hetimi mbi trafikimin e lëndëve narkotike, është bërë i mundur lokalizimi dhe kapja në Belgjikë, e shtetasit:
-J. K. alias J. A., 58 vjeç, banues në Shijak.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim e datës 04.04.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se 58-vjeçari ka qenë pjesë e një grupi që ka organizuar trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike dhe më pas shitjen e saj, në shtete të ndryshme”, njoftoi ndër të tjera Policia e Shtetit duke bërë me dije kështu se është duke vijuar bashkëpunimin me autoritetet belge lidhur me ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.
