
Një rast që tregon edhe njëherë pasigurinë ushqimore është shfaqur së fundmi në “Premium Beach Hotel” në Golem ku një grup turistësh janë helmuar pasi kishin konsumuar ushqim në restorantin e hotelit.
Pasi ishin ndjerë keq, turistët morën ndihmën e parë. Kontrolli mjekësor konfirmoi se simptomat lidheshin me një helmim ushqimor.
Sipas Skyëeb.al pas kësaj ngjarje, turistët i janë drejtuar Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Institucioni reagoi duke ushtruar kontroll në ambientet e “Premium Beach Hotel” ku u morën për analizë disa mostra nga produktet ushqimore që përdoreshin për gatim.
Përveç kësaj, AKU raportohet se ka konstatuar probleme që lidhen me kushtet higjeno-sanitare në ambientet e kuzhinës së restorantit. Inspektorët dyshojnë se helmimi mund të jetë shkaktiuar nga prania e një bakteri në djathin e konsumuar të turistëve. Priten rezultatet përfundimtare të analizave laboratorike për të përcaktuar saktë shkakun e helmimit të turistëve. Versus.al

