web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kalohen me 99.9% të fondit”/ Debate te Komisioni për Nismat Qytetare për tenderët

15 Shtator 2026, 12:48, Aktualitet CNA

“Kalohen me 99.9% të fondit”/ Debate te Komisioni për

Në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale janë zhvilluar debate në lidhje procedurat e tenderëve.

Anëtarët e opozitës në Komision, Gjin Gjoni dhe Ivi Kaso, i kanë drejtuar pyetje drejtoreshës së Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta, për “flamujt e kuq” në procedurat e tenderimit, problematikat e konkurrencës dhe çështjen e KAYO-s.

Kaso, nga ana tjetër, është shprehur se ka raste të caktuara tenderuese ku procedura përfundon me vetëm një ofertues dhe me 99.99% të fondit limit, ndërsa ka ngritur pyetjen se sa para kursehen nga hapja e këtyre tenderëve.

Replikat: 

Gjoni: Në sistem ka disa procedura tenderuese me flamur të kuq. Gjithashtu, a janë shqetësim për juve kontratat e partneritetit publik-privat dhe çështja e KAYO-s, ku shteti ka vetëm 20% në totalin e bashkimit me kompanitë private?

Kashta: Që sistemi PPP të funksionojë, duhet të ketë legjislacion të mirë. Kjo po bëhet dhe nuk është nevoja për rregullime ekstra. Duhet të ketë institucione të qarta me kompetenca të qarta, kapacitete njerëzore që dinë se si ta zbatojnë legjislacionin dhe për këtë po punojmë me trajnime. Duhet një sistem elektronik, të cilin ne e kemi. Nëse ne hapim sistemin, shohim çdo procedurë prokurimi, nuk ka shanse të mos jetë aty. Çdo gjë është publike. Kam akses të plotë në informacion, kemi krijuar bazën e parë që sistemi të jetë i drejtë dhe konkurrues. Nëse ka pretendime për një kriter, kemi një sistem efektiv ankesash. Sa i përket çështjes së KAYO-s, rregullohet me një ligj që ne si institucion nuk kemi kompetenca.

Gjoni: Nuk mora përgjigje për KAYO-n, as për flamujt e kuq dhe as për PPP-të, por më duhet të largohem për shkak të angazhimit në Komisionin e Ligjeve.

Kaso: Ka lajme të bëra publike për procedura e tenderë të mëdhenj që janë qartazi të ndarë sipas vullnetit politik. Ju duhet të bëni akrobaci në BE për deklaratat e kryeministrit që thotë se duhej ta bindja një kompani, ndërkohë që duhej të ishte garë. Ndërkohë, ish-ministrja akuzohet për takime në tavoline për tenderë të mëdhenj dhe nuk turpërohet aspak. Këtë problem nga vendet që po anëtarësohen në BE, vetëm ju e keni të vështirë. Në lidhje me këtë e kuptoj vështirësinë e institucionit tuaj. Gjithashtu në tenderë të caktuar ka vetëm një ofertues, të tjerët kanë mungesë dokumentacioni që të skualifikohen. Në gara të caktuara tenderuese ka raste kur kompanitë bëjnë gabime trashanike dhe përfundohet me vetëm një ofertues dhe me 99.99% të fondit limit. Sa para kursehen nga hapjet e këtyre tenderëve? Cilat janë sfidat tuaja sa i përket legjislacionit?

Kashta: E drejtë për të gjithë treguesit që përmendët. E masim fitimin dhe bëjmë krahasime vit për vit, kriteret po ashtu. Ne i studiojmë për të parë se ku mund të ndërhyjmë për të përmirësuar procesin. Në rastin e kritereve, ne japim rekomandime. Në momentin kur shpallet, japim kriteret në raste individuale. Këto masa që ne kemi marrë janë të matshme dhe kanë tregues që vijnë në rritje. Puna vazhdon dhe procesi është transparent, ky është çelësi. Çdokush ka mundësinë të ndërveprojë me procesin. Sa u përket ofertave që vihen në funksion të një tjetre, nuk ka nevojë të kesh shumë oferta për të mbyllur procesin me sukses. Mjafton edhe një kompani e vetme. Gjithçka është transparente. Nuk ka kuptim të futet një kompani në shërbim të një tjetre, sepse nëse ka dokumentacionin, edhe një kompani e fiton tenderin. Kuvendi mund të ketë një rol në shpejtësinë e procesit të ankesave, për nxitje në shpejtësinë e gjithë procesit në vetvete.

Kaso: I vini rëndësi transparencës, por nuk është kjo e vetmja gjë që duhet. Ka shumë herë procedura nën dritën e diellit, por paaftësi për t’i parandaluar apo luftuar me procedura administrative. /CNA





Lajmet e fundit nga