E martë, 15 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Protesta masive në Toronto, qytetarët kanadezë kundërshtojnë projektet e investimeve

Ilustrim · Vizion Plus

Qindra protestues dolën në rrugët e Torontos ne Kanada, ndërsa në qytet zhvillohej samiti i investimeve i organizuar nga kryeministri Mark Carney.

Në protestë u bashkuan sindikalistë, aktivistë për të drejtat e migrantëve, ambientalistë dhe grupe të drejtësisë sociale.

Ata kundërshtojnë planet e qeverisë kanadeze për të tërhequr investime të mëdha në më shumë se 160 projekte në sektorët e minierave, energjisë, teknologjisë dhe infrastrukturës.

Protestuesit thonë se projektet e promovuara nga qeveria mund të sjellin zgjerimin e infrastrukturës së karburanteve fosile, rritjen e prodhimit ushtarak dhe kalimin e një pjese më të madhe të aseteve publike në duart e investitorëve privatë.

Kundërshtimet lidhen edhe me politikat e reja ekonomike të Carney-t, i cili ka rikthyer në fokus industrinë e burimeve natyrore dhe rritjen ekonomike, duke zbutur disa prej politikave klimatike të paraardhësit të tij, Justin Trudeau.

Por qeveria e Carney-t e sheh samitin si një mundësi për të tërhequr kapital ndërkombëtar dhe për të diversifikuar ekonominë kanadeze, veçanërisht përtej varësisë ekonomike nga Shtetet e Bashkuara.

Samiti synon të lidhë kompanitë kanadeze me investitorë nga e gjithë bota, ndërsa qeveria kërkon të forcojë lidhjet ekonomike me Evropën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.Pavarësisht protestave, Carney vazhdon të ketë një mbështetje të lartë në sondazhe, veçanërisht për qëndrimin e tij ndaj tarifave tregtare të presidentit amerikan Donald Trump.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.