Taulant Seferi po kalon një formë të shkëlqyer në kategorinë e dytë turke, ku vazhdon të jetë vendimtar për Kajserisporin.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi dy gola në fitoren e thellë 4-0 ndaj Istanbulspor.
Me këtë dopietë, Seferi e çoi në shtatë numrin e golave të shënuar këtë sezon.
Falë suksesit, Kajserispori vazhdon të mbajë kreun e renditjes në kampionat.
Paraqitja e sulmuesit kuqezi u vlerësua maksimalisht edhe nga “Sofascore”.
Seferi mori notën 8.7, më të lartën në ekip për këtë sfidë, bazuar në statistikat e regjistruara.
Performanca e tij nuk kaloi pa u vënë re as në nivelin e kampionatit.
Sulmuesi shqiptar është përfshirë në formacionin ideal të javës së shtatë të kategorisë së dytë turke.
Dy golat ndaj Istanbulsporit konfirmojnë edhe një herë rolin e rëndësishëm që Seferi ka marrë në skuadrën e tij.
Me shtatë rrjeta në këtë sezon, ai po shndërrohet në një nga sulmuesit më produktivë të kampionatit.
Forma e tij është një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare, e cila kërkon vazhdimësi nga repartet ofensivë.
Seferi tashmë synon të vijojë serinë e golave dhe ta ndihmojë Kajserisporin të mbetet në krye të renditjes.

© SYRI.net
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet pritëse për finalet e ardhshme të kompeticioneve europiane
Shkëlqejnë yjet e Kosovës në Itali, Rrahmani dhe Zhegrova në formacionin e javës në Serie A
Skandal trukimi në futboll/ Kërcënohet portieri: Lër tre gola, ose do të vrasim familjarët!Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: