E martë, 15 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Videoja që tronditi Francën! Polici përplas 29-vjeçarin në tokë, i riu godet kokën dhe vdes 13 ditë më vonë

Ilustrim · Vizion Plus

Një hetim nga Inspektorati i Përgjithshëm i Policisë Franceze (IGPN) ka nisur pas vdekjes së një 29-vjeçari, i cili humbi jetën 13 ditë pasi një efektiv policie e shtyu, duke bërë që të përplaste kokën në tokë.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Karkasonës, pas një festivali muzikor më 21 qershor. I riu, i identifikuar si Yusuf, u dërgua në spital dhe ndërroi jetë 13 ditë më vonë.

Fillimisht, prokuroria e Karkasonës deklaroi se nuk kishte prova për një lidhje mes incidentit dhe vdekjes.

Sipas autopsisë së kryer më 9 korrik, shkak i mundshëm i vdekjes u konsiderua një helmim toksik.

Por pas publikimit të videos së incidentit, çështja iu referua degës së IGPN në Marsejë për hetime më të thelluara.

Vëllai i 29-vjeçarit, Hamza, i cili dëshmoi të hënën, kundërshtoi gjithashtu pretendimet e publikuara më herët për të shkuarën e të vëllait.

“Vëllai im nuk ishte i pastrehë. Ai kishte dhomën e tij në shtëpinë e prindërve tanë. Nuk ishte as përdorues i lëndëve narkotike. Kishte pirë alkool dhe kishte konsumuar kanabis me miqtë e tij gjatë Festës së Muzikës, kaq”, deklaroi ai për BFMTV.

Më herët, prokuroria kishte deklaruar se i riu kishte jetuar në rrugë që nga mosha 16-vjeçare.

Në fund, vëllai i Yusufit bëri thirrje që dhuna policore të ndalet.

“Shpresojmë që dhuna policore të ndalet në Karkasonë dhe në të gjithë vendin. Kur shohim diçka të tillë, ndihemi të neveritur, edhe në emër të policëve të tjerë.”

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.