LIVE UPDATES
Politike

"Përgjegjës është vetëm Edi Rama"/ PD: Nafta në Shqipëri 2.48 euro, më e shtrenjtë se në Gjermani dhe Norvegji

Ajo e krahasoi edhe me çmiment e naftës në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut për të cilat tha se kanë çmime më të ulëta se Shqipëria.

15 Shtator 2026, 13:12 Nga E.d
"Përgjegjës është vetëm Edi Rama"/ PD: Nafta
Floriana Garo

TIRANA- Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka deklaruar ditën e sotme se nafta në Shqipëri është 2.48 euro, më e shtrenjtë se në Gjermani dhe Norvegji. Gjatë një deklarate për mediat, ajo u shpreh se përgjegjës për këtë situatë është kryeministri Edi Rama.

Garo theksoi se nafta 229 lekë nuk është thjesht një produkt dhe një çmim, por është një politikë e vjedhjes me anë të rritjes së taksave. Ajo e krahasoi edhe me çmiment e naftës në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut për të cilat tha se kanë çmime më të ulëta se Shqipëria.

Në lidhje me këtë, Garo tha se qeveria e Malit të Zi e ka ulur akcizën e naftës deri në 50% në kohë krizash, Serbia deri në 25% dhe ka aplikuar çmime tavan, ndërsa edhe Ukraina e cila është vend në luftë, e ka çmimin e naftës 1.35 euro për litër.  Më tej, ajo shpjegoi se edhe Kosova ka përdorur herë pas here rregullimin e përkohshëm të marzheve dhe çmimeve maksimale të tregtimit përmes vendimeve të ministrisë përgjegjëse për tregtinë. Por i vetmi që nuk pranon të marrë asnjë masë, por të vijojë të shtojë barrën fiskale për shqiptarët dhe familjet e tyre sipas saj, është kryeministri Rama.

Deklarata zëdhënëses së PD, Floriana Garo:

Shqipëria dje shënoi çmimin prej 2.48 euro për litër naftë, duke u renditur e para në Ballkan dhe e dyta në kontinent, pas Danimarkës, me çmimin më të shtrenjtë. Të dhënat janë marrë nga Buletini Javor i Komisionit Europian dhe rezulton se Shqipëria, për çmimin e karburantit, lë mbrapa vende si Holanda, Gjermania, Norvegjia, por rezulton e fundit për standardin e jetesës. Nafta 229 lekë nuk është thjesht një produkt dhe një çmim, por është një politikë e vjedhjes me anë të rritjes së taksave. Fakt është që secili nga vendet kufitare me ne nuk e ka ndryshuar çmimin as dje, as sot: Mali i Zi e shet me 1.87 euro, Kosova me 1.76–1.85 euro, Maqedonia e Veriut me 1.64 euro.

Ukraina, që është vend në luftë, e ka çmimin e naftës 1.35 euro për litër. Pse, vendet e rajonit e kanë shumë më të lirë çmimin e naftës se Shqipëria? Kjo vjen për shkak të politikave që ndjekin. Qeveria e Malit të Zi e ka ulur akcizën e naftës deri në 50% në kohë krizash. Serbia deri në 25% dhe ka aplikuar çmime tavan. Maqedonia e Veriut aplikon vetëm dy taksa kryesore, akcizë dhe TVSH, ndërsa taksa e qarkullimit merret direkt tek automjetet, dhe jo përmes çmimit për litër të karburantit, duke e mbajtur barrën fiskale më të ulët.

Kosova ka përdorur herë pas here rregullimin e përkohshëm të marzheve dhe çmimeve maksimale të tregtimit përmes vendimeve të ministrisë përgjegjëse për tregtinë. I vetmi që nuk pranon të marrë asnjë masë, por të vijojë të shtojë barrën fiskale për shqiptarët dhe familjet e tyre, është Edi Rama. Partia Demokratike, në fushatën elektorale të vitit 2025, premtoi përgjysmimin e taksave të karburantit, ndërkohë që këtë kërkesë ia ka drejtuar publikisht edhe qeverisë Rama. Në rast se do të ndiqej kjo politikë, çmimi i naftës sot do të ishte 1.71 euro për litër, pra në mesataren e rajonit dhe jo ndër çmimet më të shtrenjta në Evropë.

Shqiptarët duhet ta kenë të qartë se çdo ditë që qëndron Rama dhe banda e tij në krye të shtetit, aq më shumë rritet rëndesa ekonomike dhe ulet siguria. Shqiptarët duhet të kuptojnë se përgjegjës për këtë gjendje nuk janë konfliktet botërore, siç gënjen Rama, sepse e njëjta gjë do të kishte ndodhur edhe në Maqedoni dhe Kosovë. Përgjegjës për këtë gjendje është vetëm një njeri dhe e ka emrin Edi Rama. Prandaj thirrja që demokratët, socialistët dhe të pavarurit t’i bashkohen protestës qytetare merr vlerë sot më shumë se kurrë. ‘Rama, jepe dorëheqjen’ dhe ‘zgjedhje të lira garantuar nga një qeveri kujdestare’, nuk janë ankesa dhe kërkesa, por domosdoshmëri kombëtare!/Dosja.al

floriana garo nafta pd

Sondazh

Poll

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafa e deputetes socialiste Aulona Bylykbashi

Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi ish-vjehrrin me drapër, rrëfehet partnerja: Më ka dhunuar...

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, policia shoqëron disa prej tyre...

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin