web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve/ Nis seanca dëgjimore te Komisioni i Ligjeve

15 Shtator 2026, 13:19, Aktualitet CNA

Statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve/ Nis seanca dëgjimore te

Në Komisionin e Ligjeve ka nisur seanca dëgjimore publike mbi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Seanca erdhi kërkesës së PD-së për të dhënë mendimin e tyre institucionet dhe shoqatat që kanë interes në këtë çështje.

“Janë paraqitur përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme. Pas prezantimit dhe ezaurimit të pyetjeve, para se të bëjmë diskutimin dhe votimin në parim ramë dakord të bëjmë seancë dëgjimore me drejtuesit e institucioneve të sistemit të drejtësisë dhe përfaqësuesit e tyre”, u shpreh Manja.

PD kërkoi të thirren drejtuesit e institucioneve më të larta të drejtësisë, përfshirë Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kryetarin e Gjykatës së Lartë, prokurorin e Përgjithshëm dhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Gjithashtu, kërkohet pjesëmarrja e Unionit të Gjyqtarëve, Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

Iniciativa e deputetëve demokratë bazohet në vendimin nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese që përcakton se për çdo ndryshim ligjor që prek garancitë kushtetuese apo pagat e magjistratëve, procesi ligjvënës duhet të përfshijë një analizë të detajuar të pasojave dhe të garantojë një konsultim të hapur e efektiv me vetë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë. /CNA





Lajmet e fundit nga