Statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve/ Nis seanca dëgjimore te Komisioni i Ligjeve
Në Komisionin e Ligjeve ka nisur seanca dëgjimore për publ...

Komunitetet e energjisë së rinovueshme do të duhet të regjistrohen pranë Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për të ushtruar aktivitetet e parashikuara nga kuadri ligjor, ndërsa rregullat për krijimin, administrimin dhe kontrollin e tyre përcaktohen në projekt-rregulloren e hartuar nga ERE. Dokumenti përcakton procedurat për paraqitjen, shqyrtimin dhe miratimin e kërkesave për regjistrimin e Komuniteteve të Energjisë së Rinovueshme (KER), kriteret dhe dokumentacionin që duhet të plotësojnë subjektet që kërkojnë këtë status, krijimin dhe administrimin e regjistrit të komuniteteve, si dhe kushtet për pezullimin ose rikthimin e statusit aktiv.
Sipas projekt-rregullores, KER përkufizohet si një subjekt juridik i krijuar dhe që vepron mbi bazën e pjesëmarrjes së hapur dhe vullnetare të anëtarëve të tij, me qëllim realizimin e aktiviteteve të parashikuara nga legjislacioni për energjinë nga burimet e rinovueshme. Çdo komunitet që kërkon të ushtrojë të drejtat dhe aktivitetet e parashikuara për KER-të duhet të regjistrohet pranë ERE-s. Megjithatë, regjistrimi do të ketë karakter administrativ dhe nuk do të zëvendësojë licencat apo autorizimet që kërkohen për aktivitete të caktuara në sektorin energjetik.
“Regjistrimi në ERE është procedurë administrative e veçantë me karakter evidentues dhe administrativ dhe nuk përbën licencim apo autorizim për ushtrimin e aktiviteteve që sipas legjislacionit në fuqi kërkojnë licencë ose autorizim, përfshirë prodhimin, furnizimin, transmetimin ose shpërndarjen e energjisë elektrike”, përcakton projekt-rregullorja.
Kërkesa për regjistrim do të paraqitet nga përfaqësuesi ligjor i komunitetit dhe do të shoqërohet me formularin përkatës të regjistrimit. Dokumentacioni duhet të përmbajë të dhëna për emërtimin dhe formën juridike të komunitetit, numrin unik të identifikimit, adresën e selisë, aktivitetin e planifikuar, listën e anëtarëve themelues, përshkrimin e centralit prodhues, kapacitetin e instaluar dhe vendndodhjen e impianteve. Për regjistrimin, subjektet duhet të dorëzojnë gjithashtu statutin dhe aktin e themelimit, marrëveshjen me operatorin e sistemit për përdorimin e rrjetit, përshkrimin e instalimeve të planifikuara dhe hartën e vendndodhjes së tyre. Për komunitetet me kapacitet të instaluar mbi 100 kW kërkohet edhe një plan biznesi me vlerësim teknik dhe financiar për pesë vitet e para.
ERE do të shqyrtojë përputhshmërinë e dokumentacionit brenda 10 ditëve pune nga depozitimi i kërkesës. Në rast se dokumentacioni rezulton i paplotë, aplikanti do të njoftohet për mangësitë dhe do të ketë 20 ditë pune për të paraqitur informacionin shtesë. Pas përfundimit të procesit të verifikimit, ERE do të vendosë për regjistrimin ose refuzimin e kërkesës. Në rast miratimi, komuniteti do të pajiset me numër regjistrimi brenda tre ditëve pune dhe të dhënat e tij do të pasqyrohen në Regjistrin e Komuniteteve të Energjisë së Rinovueshme. Regjistri do të administrohet në formë elektronike nga ERE dhe do të përmbajë të dhëna për emërtimin e komunitetit, numrin dhe datën e vendimit të regjistrimit, adresën, numrin e anëtarëve, kapacitetet prodhuese dhe statusin e regjistrimit.
Komunitetet e regjistruara do të kenë detyrimin të njoftojnë ERE-n për ndryshimet në të dhënat e deklaruara gjatë regjistrimit, përfshirë strukturën organizative, përbërjen e anëtarësisë, administratorin ose përfaqësuesin ligjor, kapacitetet prodhuese dhe të dhënat e kontaktit. Njoftimi duhet të bëhet brenda 30 ditëve kalendarike nga data e ndryshimit. Projekt-rregullorja parashikon edhe mekanizmat e kontrollit dhe monitorimit nga ERE. Institucioni do të ushtrojë këto funksione përmes shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga komunitetet, verifikimeve administrative dhe kërkesave për informacion shtesë. ERE mund të vendosë pezullimin e statusit aktiv të një komuniteti në rast se nuk plotësohen më kriteret ligjore, nuk përmbushen detyrimet për raportim ose informacion, paraqiten të dhëna të pasakta apo pengohet procesi i verifikimit dhe kontrollit.
Përpara vendimit për pezullim, komuniteti do të njoftohet për shkaqet e procedurës dhe do t’i jepet një afat jo më pak se 7 ditë kalendarike për të paraqitur shpjegime ose për të korrigjuar mangësitë e konstatuara. Sipas projekt-rregullores, KER-të duhet të raportojnë pranë ERE-s deri më 31 janar të çdo viti të dhënat dhe informacionin për vitin paraardhës. Informacioni i raportuar duhet të jetë “i plotë, i saktë dhe i përditësuar”, ndërsa ERE mund të kërkojë sqarime shtesë për verifikimin e përmbushjes së kërkesave ligjore./Monitor
Në Komisionin e Ligjeve ka nisur seanca dëgjimore për publ...
Sot Gjykata e Lartë vendosi. Erion Veliaj do të qëndrojë n...
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, gjatë fjalës së tij te K...
Në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikë...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kreut të Partisë s...
Protestues të shumtë që ishin të pranishëm këtë të martë p...
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka lënë në fuqi masën e ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, në një deklara...
Kreu i Partisë Demokratik në Krujë, Aulon Kalaja, ka folur...
Gjykata e Lartë po shqyrton këtë të martë rigjykimin e mas...
Emërohet në detyrë Sekretari i Përgjithshëm i Komisionit Q...
Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për 7 të pandehur t...
Një grup qytetarësh kanë protestuar mbrëmjen e djeshme par...
Ditën e sotme në Gjykatën e Lartë do të zhvillohet gjyqi k...
Projekti me Bankën Botërore për rritjen e konkurrueshmëris...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar incidentin në protestën ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të një...
Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se një i pandehur nuk m...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në ...
Gazetari Julian Hoxhaj ka folur për audiopërgjimin dhe aku...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Kapet në Belgjikë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në ...
Vihet në pranga një 52-vjeçar, që u kap në flagrancë pranë...
Operacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka çuar në ...
Policia ka arrestuar 12 persona dhe ka proceduar penalisht...
Këtë të martë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte a...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Shtatori ka një mënyrë të vetën për t’i bërë shpenzimet e ...
Ditën e sotme në shkollat e vendit nis viti i ri shkollor ...
Gjykata Supreme e SHBA-së ka hedhur poshtë planin e presid...
Pas 234 ditëve të gjykimit, më 16 shtator përmbyllet proce...
Dy anije peshkimi u goditën nga dronë në Gjirin Persik të ...
Parlamenti Europian do të hapë një zyrë në Otavë të Kanada...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 79.2 lekë dhe ...
Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, p...
Euro e ka nisur javën me rënie të mëtejshme në kursin e kë...
Prej fundjavës çmimet e karburanteve në tregun e pakicës k...