AKTUALITET /

Kultivoi kanabis në tokë shtetërore, arrestohet 41 vjeçari në Mallakastër

Shkruar nga Versus

Kultivoi kanabis në tokë shtetërore, arrestohet 41 vjeçari

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia në Mallakastër, pasi dyshohet se kishte kultivuar 80 bimë Cannabis Sativa në një sipërfaqe toke shtetërore në fshatin Cfir.

Policia njofton se 80 bimët ishin mbjellë pranë sipërfaqes së tokës që i arrestuari ka në pronësi. Pas ndërhyrjes së policisë, lënda narkotike u asgjësua me djegie. 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, ndërsa policia thotë se vijon kontrollet për goditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme. Versus.al

Poll