Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë/ GJL lë fuqi vendimin e GJKKO-së, Erion Veliaj mbetet në burg
Gjykata Kushtetuese tha se arresti i tij ishte jo proporcional/ Gjykata e Lartë shqyrton sot masën e sigurisë ndaj Erio...
Gjykata Kushtetuese tha se arresti i tij ishte jo proporcional/ Gjykata e Lartë shqyrton sot masën e sigurisë ndaj Erio...
"Shqipëria është në udhëkryq"/ Protestuesi: Antishqiptari me emrin Edi Rama po bën ligje që vënë n&...
Kurti: Uroj që drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë pranë vendit dhe familjeve 14 Shtator, 19:10 ...
Berisha: Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës! 14 Shtator, 13:02 ...
Pagat e gjyqtarëve/ Ministri Gogu: Vonesa e Kuvendit nuk duhet të krijojë përplasje mes pushteteve
TIRANA- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka folur në lidhje me pagat e gjyqtarëve, duke thënë se vonesa e Kuvendit për ndërhyrjen ligjore mbi pagat e gjyqtarëve nuk duhet të kthehet në përplasje mes pushteteve. Duke folur në Komisionin e Ligjeve, Gogu u shpreh se ngarkesën e gushtit, që nuk është muaj seancash, e kanë mbajtur sekretaria gjyqësore, gjyqtarët e masave të sigurisë, nëpunësit gjyqësore, nëpunësit e administratës, që nuk kanë asnjë lidhje me këtë projek.
Më tej, minisri tha se nuk mund të zhbëhet arkitektura e Kuvendit sipas nevojës së çastit, duke shtuar se rregulli qëndron për të gjithë. Gogu tha se afati i Kuvendit kishte përfunduar më 31 korrik, por theksoi se nisma e re synon të korrigjojë këtë vonesë. Kjo duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kompetencat e Kuvendit.
Toni Gogu: Kuvendi e humbi afatin, këtë një pjesë e juaja sapo e konstatoi, ishte me 31 korrik. Nuk ka nevojë të justifikohemi asnjëri. Jemi të hapur të mbajmë përgjegjësinë që duhet të kemi në këtë proces. Jam këtu për të mbështetur një nismë tuajën dhe mendoj se duhet vepruar me shpejtësi.
Ngarkesën e gushtit, që nuk është muaj seancash, e kanë mbajtur sekretaria gjyqësore, gjyqtarët e masave të sigurisë, nëpunësit gjyqësore, nëpunësit e administratës, që nuk kanë asnjë lidhje me këtë projekt dhe janë jashtë kësaj mosmarrëveshjeje. Në lidhje me këtë dua të shpreh edhe një keqardhje për ta.
Dua të them një gjë shkoqur: Ju me të drejtë e ngritët vonesën e Kuvendit, që ishte vonesa e afatit. Por një gabim, i shtuar me një gabim të dytë nuk barazon një ndreqje. Vonesa e Kuvendit nuk duhet të krijojë gabimin e përplasjes së pushteteve. Projekti që sillni ju sot bën një ndreqje të gabimit të krijuar nga një vonesë. Pyetja e debatit nuk është sesa duhet të marrë një gjyqtar, por se kush duhet të vendosë për formulën e pagës, jo vetëm të magjistratit.
Këtë nuk e them unë, por Gjykata Kushtetuese. E vendos Kuvendi dhe e vendos me ligj. Argumenti i palës tjetër ka qenë se mosveprimi i Kuvendit do të na lërë pa pasojat e Kushtetueses dhe heshtja e Kuvendit mund të zhbëjë vendimin e Kushtetueses. Ky ka qenë një argument dhe është serioz, nuk mund të banalizohet. Vendimi që kërkon ndërhyrjen e ligjvënësit meriton vetëm ligj. Mosveprimi i Kuvendit nuk mund të zgjidhet me marrje kompetencash dhe mënyra të tjera.
Arkitekturën kushtetuese nuk mund ta zhbëjmë sipas nevojës së çastit. Rregulli qëndron për të gjithë. Formula e një page qëndron mbi Kuvendin. Një pagë rëndon buxhetin e shtetit dhe kjo formulë qëndron mbi Kuvendin. Boshllëku ligjor i krijuar nuk mbushet me një kompetencë të re të krijuar me vrap kush mbërrin atje më para. Kompetenca është e Kuvendit dhe duhet të zbatohet, siç po bëni ju sot.
Nuk kam ardhur të mbroj asnjë numër, Ministria e Financave ka ndikimin e vet në lidhje me peshën në Buxhetin e Shtetit dhe zbatimin e vendimit të Kushtetueses. Dua ta mbyll me një mesazh. Kur ky Kuvend dhe të gjithë ju që jeni të pranishëm vendosët rregullat e reformës në drejtësi në 2016, ishin tre parime kryesore: Integriteti, llogaridhënia dhe efikasiteti.
Integriteti është realizuar me kosto të madhe institucionale. Pavarësia është mbrojtur çdo ditë dhe kjo e shtesës së pagave është një shembull. Llogaridhënia ka mbetur në letër dhe duhet parë me shumë vëmendje, sepse vlen për çdo pushtet. Pavarësia pa llogaridhënie rrëshqet drejt papërgjegjshmërisë.
Kjo jo prej njerëzve, por sepse çdo pushtet nuk mund të mbështetet tek aftësia për të korrigjuar veten. Nuk është qëndrim ndaj drejtësisë, por është projektuar një mur në atë shtëpi të drejtësisë, që sot mungon. Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen, por duke respektuar njëkohësisht si atë çfarë ajo ka vendosur, por edhe rendin kushtetues të kompetencave./Dosja.al
Aulona Bylykbashi TIRANË- Deputetja socialiste Aulona Bylykbashi ka bërë disa gafa të njëpasnjëshme gjatë diskutimi...
Floriana Garo TIRANA- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka deklaruar ditën e sotme se nafta në Shqip&eum...
Erjon Veliaj dhe Plarent Ndreca TIRANA- Avokati Eron Veliajt, Plarent Ndreca ka reaguar pas vendimt të Gjykatës së Lartë, e c...
Ron Yeffet Audio-përgjimi i Ron Yeffet i publikuar nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka nxjerr në pah një skandal në Shqipëri ...
Ilir Meta TIRANA- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-presidenti të vendit Ilir Meta i cili këkrkoi zbutje të masës së ...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Zgjedhjet lokale pritet që të jenë kryefjalë vitin e ardhshëm në vendin tonë. Dhe mes...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kundërshtuar mënyrën se si është sjel...
Erion Veliaj TIRANË- Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë ...
Kanye West RUSI- Reperi kontravers Kanye West pritet të zhvillojë dy koncerte në Shën Petersburg më 10 dhe 11 tetor, në nj&eu...
Erion Veliaj TIRANA- Seanca gjyqësore ndaj Erjon Veliaj pritet të nis për pak minuta në Gjykatën e Lartë. Gjyqtarë...