"Protesta është e drejtë e qytetarëve"/ Ambasadori kroat nga Pogradeci: Qeveria duhet të dëgjojë mesazhin
Ambasadori kroat në vendin tonë, Zlatko Kramariç në një de...
Ambasadori kroat në vendin tonë, Zlatko Kramariç në një de...

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj pavarësisë dhe integritetit territorial të Kosovës, por paralajmërojnë se ngërçi i zgjatur politik po e pengon agjendën e përbashkët mes dy vendeve.
Ky pritet të jetë një nga mesazhet kryesore të zëvendësndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Lawton, gjatë dëshmisë së tij më 15 shtator para Nënkomisionit për Europën të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.
Në deklaratën e përgatitur për seancën dhe të bërë publike paraprakisht, Lawton përmend zgjedhjet e përsëritura në Kosovë, periudhën e gjatë me qeveri në detyrë dhe vonesat në formimin e institucioneve si faktorë që kanë penguar avancimin e prioriteteve të përbashkëta.
“Kemi një agjendë të gjerë bashkëpunimi me Kosovën, e cila, fatkeqësisht, është penguar nga zgjedhjet e përsëritura, periudha e zgjatur me qeveri në detyrë dhe vonesat në formimin e institucioneve të nevojshme për avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta”, thuhet në deklaratë.
Uashingtoni, sipas tij, u ka bërë thirrje udhëheqësve të Kosovës që ta përmbyllin procesin e formimit të institucioneve në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e gjykatave.
Por, vërejtjet amerikane shkojnë edhe përtej ngërçit politik.
Lawton pritet të thotë se SHBA-ja ka ngritur shqetësime për atë që e përshkruan si “kontroll të tepruar ligjor dhe policor” ndaj popullsisë serbe të Kosovës.
“Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të gëzojnë të drejta të barabarta dhe mbrojtje të barabartë nga ligji, nëse Kosova dëshiron ta ruajë stabilitetin”, thuhet në deklaratën e tij.
Lawton thekson, gjithashtu, rolin kritik të misionit të NATO-s, KFOR, në ruajtjen e një mjedisi të sigurt në Kosovë - mision në të cilin vazhdojnë të kontribuojnë edhe forcat amerikane.
Dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur
Normalizimin e marrëdhënieve dhe ruajtjen e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Lawton pritet t’i cilësojë si thelbësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, që nga Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 2020, e ndërmjetësuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë mandatit të tij të parë, është bërë “përparim i rëndësishëm”.
Megjithatë, ai vlerëson se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka ngecur, për shkak të “vullnetit të pamjaftueshëm politik nga të dyja palët”.
SHBA-ja, sipas deklaratës, vazhdon t’i bëjë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që t’i shmangin provokimet, t’i përmbushin zotimet e tyre dhe t’u rikthehen bisedimeve të drejtpërdrejta pa parakushte.
Partneriteti me Serbinë po forcohet
Për marrëdhëniet me Serbinë, Lawton pritet të thotë se Uashingtoni po punon që Shtetet e Bashkuara të jenë “partneri i zgjedhur”, me synimin për të kundërshtuar ndikimin e aktorëve kundërshtarë të SHBA-së.
“Përpjekjet tona po funksionojnë dhe partneriteti ynë dypalësh po bëhet më i fortë”, thuhet në deklaratë.
Lawton përmend nisjen në korrik të Dialogut Strategjik SHBA-Serbi, i cili përfshin bashkëpunimin në energji, mbrojtje, siguri dhe ekonomi.
Ai e cilëson Serbinë si një “vend kyç në ekuilibrin rajonal” dhe thotë se angazhimi me të do të mbetet i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave amerikane.
SHBA-ja kërkon “zgjidhje lokale për probleme lokale”
Në deklaratën e tij, Lawton paraqet edhe prioritetet më të gjera të politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor.
Ai thotë se SHBA-ja po u kërkon udhëheqësve të rajonit të mos vazhdojnë të rihapin mosmarrëveshjet e së kaluarës, por të përqendrohen në iniciativa konkrete për të çuar vendet e tyre përpara.
“Ne mbetemi të gatshëm të punojmë me ata që janë të përgatitur të ecin drejt së ardhmes, por kemi pak interes për ata që do të minonin stabilitetin për qëllime vetjake, ose që vazhdojnë të rihapin mosmarrëveshje të dekadave të kaluara”, thuhet në deklaratën e Lawtonit.
Ai i referohet edhe qëndrimit të zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, Christopher Landau, se “epoka e ndërtimit të shteteve të imponuara nga jashtë ka përfunduar”.
Kjo, sipas Lawtonit, nuk nënkupton tërheqjen amerikane nga Ballkani Perëndimor.
Ai thotë se SHBA-ja mbetet aktive në përpjekjet për rezultate që avancojnë interesat e saj dhe që u mundësojnë aktorëve lokalë t’i gjejnë vetë zgjidhjet.
Tri shtyllat e politikës amerikane
Lawton e ndan politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor në tri shtylla: stabiliteti, interesat ekonomike dhe tregtare dhe luftimi i kërcënimeve ndaj SHBA-së.
Stabiliteti, sipas tij, është parakusht për realizimin e të gjitha objektivave të tjera amerikane në rajon.
Në aspektin ekonomik, SHBA-ja synon të avancojë interesat e veta tregtare përmes rritjes së udhëhequr nga sektori privat dhe krijimit të një klime që favorizon investimet dhe bizneset amerikane.
Lawton i përshkruan stabilitetin dhe prosperitetin si objektiva që përforcojnë njëra-tjetrën.
Shtylla e tretë lidhet me kërcënimet ndaj sigurisë, përfshirë organizatat kriminale transnacionale nga Ballkani që bashkëpunojnë me kartelet në hemisferën perëndimore dhe që, sipas tij, përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për SHBA-në.
Uashingtoni pret gjithashtu që partnerët evropianë të marrin përsipër një pjesë më të madhe të barrës së sigurisë në rajon.
Nga aleatët e NATO-s në Ballkanin Perëndimor kërkohet modernizimi i ushtrive dhe përmbushja e zotimeve për shpenzimet e mbrojtjes.
Bosnja, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi
Për Bosnje dhe Hercegovinën, Lawton rikonfirmon përkushtimin e SHBA-së ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit dhe stabilitetit të siguruar nga Marrëveshja e Dejtonit.
Ai pritet të thotë se diplomacia amerikane, vitin e kaluar, ndihmoi në zgjidhjen e një krize të gjatë, duke ruajtur kohezionin ligjor dhe rendin kushtetues të vendit dhe duke siguruar tërheqjen e legjislacionit të Republikës Sërpska që ishte në kundërshtim me Marrëveshjen e Dejtonit.
Lawton veçon edhe projektin e gazsjellësit të Interkoneksionit Jugor me Kroacinë, i cili, sipas tij, do të diversifikojë furnizimin me energji të Bosnje dhe Hercegovinës dhe do të krijojë mundësi për kompanitë amerikane.
Në Shqipëri, SHBA-ja po punon me autoritetet për luftimin e organizatave kriminale transnacionale dhe zgjerimin e qasjes së kompanive amerikane në treg.
Lawton përmend edhe një kredi të sapopërfunduar në kuadër të Financimit të Huaj Ushtarak, e cila, sipas tij, do ta ndihmojë Shqipërinë të përmbushë zotimet për shpenzimet e mbrojtjes në NATO dhe të rrisë blerjen e pajisjeve të prodhuara në SHBA.
Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, Lawton i përshkruan si aleatë të afërt të NATO-s dhe partnerë të SHBA-së në fushën e sigurisë.
Për Maqedoninë e Veriut, ai veçon bashkëpunimin në mbrojtje, energji dhe infrastrukturë, si dhe Dialogun Strategjik SHBA-Maqedoni e Veriut të zhvilluar në prill.
Për Malin e Zi, Lawton përmend marrëveshjen ndërqeveritare të arritur së fundmi me SHBA-në, e cila krijon kornizë për bashkëpunim, përfshirë në Korridorin Adriatiko-Jonian.
Sipas Lawtonit, angazhimi amerikan në Ballkanin Perëndimor do të lidhet me objektiva të arritshme dhe rezultate të matshme, me fokus te zgjidhjet e drejtuara nga vetë vendet e rajonit, bashkëpunimi ekonomik dhe i sigurisë dhe avancimi i interesave amerikane. /REL
Gjykata Supreme e SHBA-së ka hedhur poshtë planin e presid...
Pas 234 ditëve të gjykimit, më 16 shtator përmbyllet proce...
Dy anije peshkimi u goditën nga dronë në Gjirin Persik të ...
Parlamenti Europian do të hapë një zyrë në Otavë të Kanada...
Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sulme gjatë natës duke go...
Shtetet e Bashkuara kanë pranuar për herë të parë publikis...
Parlamenti i Ukrainës pritet të votojë më 15 shtator për d...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se do ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është shprehur s...
Bekim Sejdiu ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura...
Aeroporti i Katanias në Siçili u mbyll përkohësisht sot pë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar sot se Ukra...
Bashkimi Evropian (BE) tha se është në dijeni të votimit t...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se përk...
Në një samit të mbajtur sot në qytetin verior finlandez të...
Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje rivalëve politi...
Për ukrainasit, lufta ajrore e Rusisë është prej vitesh nj...
Berlini, një qytet-land me 3,9 milionë banorë, njihet për ...
Mes debateve rreth kancelarit federal Friedrich Merz, pas ...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një bandë shqiptare droge është shkatërruar nga Policia Fe...
Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës pas finalizimit të...
Arrestohet një 41-vjeçar që kishte kultivuar bimë kanabisi...
Kapet në Belgjikë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në ...
Këtë të martë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte a...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Shtatori ka një mënyrë të vetën për t’i bërë shpenzimet e ...
Ditën e sotme në shkollat e vendit nis viti i ri shkollor ...
Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj pavarësisë...
Gjykata Supreme e SHBA-së ka hedhur poshtë planin e presid...
Pas 234 ditëve të gjykimit, më 16 shtator përmbyllet proce...
Dy anije peshkimi u goditën nga dronë në Gjirin Persik të ...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Ndërkohë që pagesat me kartë po shënojnë rritje të lartë p...
Një e katërta e të punësuarve që derdhin kontribute rezult...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 79.2 lekë dhe ...
Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, p...