web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"5 viktima në pak javë nga telat e energjisë"/ Këlliçi: Kur do të mbajë përgjegjësi një zyrtar i shtetit

15 Shtator 2026, 13:37, Aktualitet CNA

"5 viktima në pak javë nga telat e energjisë"/

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me humbjet e shkaktuara nga kontakti me energjinë elektrike.

Këlliçi shkruan se brenda pak javësh 5 persona kanë humbur jetën nga defektet në rrjet, ndërsa shprehet se këto janë ngjarje tronditëse dhe tregojnë mungesë të sigurisë në punë.

Sipas tij, heshtja nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë tregon mungesë të përgjegjësisë institucionale. Ai shprehet më tej se pasiguria dhe injorimi i këtyre ngjarjeve tregojnë “fytyrën e qeverisjes aktuale”.

Reagimi i plotë:

5 viktima në pak javë nga telat e energjisë, kur do mbajë përgjegjësi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, apo qoftë dhe një zyrtar i vetëm i shtetit?!

Brenda pak javësh 5 punonjës të OSHEE dhe qytetarë, kanë humbur jetën nga defektet në rrjet. Të shtunën një elektriçist i ri në Belsh ishte viktima e fundit.

Këto janë ngjarje tronditëse dhe dëshmojnë mungesën totale të sigurisë në punë e kudo. Kur elektriçistët që janë të trajnuar humbin jetën, merret me mend se sa të ekspozuar janë qytetarët përballë avarive dhe punëve shkel e shko të qeverisë.

Njësoj tronditëse është dhe heshtja me të cilën i përcjellin këto incidente të rënda autoritetet, duke nisur nga Ministri përgjegjës dhe zyrtarë të tjerë. Asnjë reagim prej Ministrit Karakaçi, çka nxjerr në pah jo vetëm mungesën e përgjegjësisë institucionale por dhe të etikës humane.

Pasiguria dhe injorimi i këtyre ngjarjeve dhe viktimave, tregojnë fytyrën e qeverisjes së Edi Ramës, tashmë në vitin e 14-të. /CNA





Lajmet e fundit nga