E martë, 15 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Durrës/ 297 doza heroinë dhe kokainë për shitje, arrestohet 21-vjeçari

Ilustrim · Vizion Plus

Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Pikat”.

I riu u kap me 297 doza heroine dhe kokaine, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të aksioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të shitjes në doza, të drogave të forta.

Për rastin, në kuadër të operacionit të koduar “Pikat”, u arrestua në flagrancë, në lagjen nr. 16, shtetasi J. K., 21 vjeç, banues në Shkozet.

Këtij shtetasi iu gjetën me vete sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Heroinë dhe Kokainë, të ndara përkatësisht në 129 dhe 168 doza, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.