Jurgen Klopp është gati të bëjë debutimin e tij në krye të Kombëtares së Gjermanisë dhe në listën e tij të parë pritet të ketë edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Brajan Grudën, talentin e RB Leipzig.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, Klopp pritet të grumbullojë një listë të zgjeruar lojtarësh për ndeshjet e para të tij në drejtimin e “Panzerave”. Numri përfundimtar i futbollistëve ende nuk është përcaktuar, ndërsa mbetet gjithashtu e paqartë nëse do të ketë ndryshime mes ndeshjeve.
Për këtë arsye, trajneri gjerman mund ta ndajë grupin në dy pjesë, me secilin kontingjent që do të përdoret në secilën prej katër sfidave.
Klopp ka të drejtë të grumbullojë sa lojtarë të dëshirojë në listën e gjerë, por për çdo ndeshje duhet të dorëzojë një listë prej 23 futbollistësh. Tre prej këtyre vendeve duhet t’u përkasin portierëve. Lista zyrtare pritet të publikohet të enjten, më 17 shtator.
Në këtë grup të zgjeruar pritet të përfshihet edhe Gruda. 22-vjeçari me origjinë shqiptare e ka shfaqur prej kohësh dëshirën për të përfaqësuar Gjermaninë në nivelin e Kombëtares A, duke refuzuar më herët ftesat e Shqipërisë.
Ndërkohë, në listën e parashikuar nga mediat gjermane nuk figuron Diant Ramaj. Edhe portieri shqiptar ka shprehur publikisht dëshirën për të luajtur me Gjermaninë, por duket se për momentin nuk është pjesë e planeve të Klopp.
Kështu, Gruda është pranë një tjetër hapi të rëndësishëm në karrierën e tij, ndërsa Ramaj do të duhet të presë për një mundësi tjetër për të bindur trajnerin e ri të Gjermanisë.
Grupi i lojtarëve të parashikuar nga Klopp:
Portierët: Baumann, Urbig, Atubolu, Dahmen, ter Stegen, Nubel, Backhaus, Karius;
Mbrojtësit e majtë: Brown, Mittelstadt, Raum, Gosens, Behrens;
Mbrojtësit e djathtë: Baku, Vagnoman, Treu, Banks, Baum;
Qendërmbrojtësit: Tah, Schlotterbeck, Anton, Bisseck, Thiaw, Ginter, Chabot, Jeltsch, Koch, Coulibaly;
Mesfushorët: Kimmich, Nmecha, Pavlovic, Stiller, Bischof, Kade, El Faouzi, Gross, Stach, Promel, Eggestein, Rohl, Remberg;
Mesfushorët e avancuar dhe ata anësorë: Musiala, Wirtz, Karl, Amiri, Leweling, El Mala, Gruda, Adeyemi, Schade, Gnabry, Fuhrich, Krattenmacher, Sane;
Sulmuesit: Havertz, Undav, Pejcinovic, Burkardt, Tresoldi, Ebnoutalib, Tietz, Beier, Woltemade, Lemperle, Brunner.