• Kontakt
Tuesday, September 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Plarent Ndreca/ Kjo nuk është drejtësi, këta janë më keq se plepat

14:13 : 15/09/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për masën e sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar avokati i tij, Plarent Ndreca.

Nga dashnor i drejtësisë së re, Plarent Ndreca duket se është kthyer në një nga goditësit e saj më të mëdhenj. Sipas tij, vendimi për Veliajn është një zhvillim “jashtëzakonisht shqetësues” për shtetin e së drejtës, sigurinë juridike dhe demokracinë në vend.

Një pyetje që ngrihet në këtë rast është nëse Edi Rama ka informacion se çfarë mendojnë të vetët për reformën e tij të madhe.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë përbën një zhvillim jashtëzakonisht shqetësues për shtetin e së drejtës, sigurinë juridike, të drejtat themelore dhe mbi të gjitha, për demokracinë në këtë vend. Duke lënë në fuqi një vendimmarrje të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, ky vendim praktikisht ka lënë pa efekt detyrues vendimin e autoritetit më të lartë kushtetues të vendit.

Lexo edhe:

Pasi mbeti në burg, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Gjykata e Lartë la Veliajn në burg/ Tabaku: Rama bashkëpërgjegjës për korrupsionin në Tiranë

Sigurisht, do ta analizojmë me përgjegjësi arsyetimin e plotë. Por rezultati i shpallur sot ngre një pyetje dramatike: çfarë vlere kanë garancitë kushtetuese nëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohen efektivisht? Kur një përfundim i tillë nuk gjen shpjegim bindës në Kushtetutë dhe në ligj, atëherë shkaqet duhen kërkuar përtej argumenteve juridike dhe jashtë sallës së gjyqit.

Pasojat shkojnë përtej një procesi individual. Ato mbajnë peng ushtrimin e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Tiranës, funksionimin normal të institucionit dhe vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë. Prej 19 muajsh, qytetarët e Tiranës janë privuar nga kryetari që kanë zgjedhur. Z. Erion Veliaj prezumohet i pafajshëm dhe vazhdon të mbahet në paraburgim, ndonëse hetimi ka përfunduar prej një viti dhe çështja ndodhet në gjykim.

E gjithë kjo nuk është arsye për t’u dorëzuar, por për ta vijuar betejën. Mund ta izolojnë dhe t’i kufizojnë mundësinë për të folur, por nuk mund ta mundin politikisht nëpërmjet vendimeve gjyqësore. Një politikan mundet me votë, përballë qytetarëve, dhe jo përmes “lawfare”-it.

Ne do të përdorim çdo mjet juridik që parashikon Kushtetuta, ligji dhe instrumentet ndërkombëtare.

Shqipëria meriton një drejtësi të standardeve evropiane, e cila garanton të drejtat, respekton vendimet kushtetuese dhe mbron demokracinë, mjetin më të lartë që qytetarët kanë në dorë për të vendosur se kush i përfaqëson dhe kush e drejton vendin.”– shkruan Ndreca.

Etiketa: Erion VeliajPlarent Ndreca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pasi mbeti në burg, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

12:48 : 15/09/2026
AKTUALITET

Gjykata e Lartë la Veliajn në burg/ Tabaku: Rama bashkëpërgjegjës për korrupsionin në Tiranë

12:13 : 15/09/2026
AKTUALITET

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

11:09 : 15/09/2026
AKTUALITET

Erion Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë shqyrton sot masën e sigurisë

08:59 : 15/09/2026
AKTUALITET

Seanca në Gjykatën e Lartë/ Nuk gjykohet kryebashkiaku, por individi Erion Veliaj, i akuzuar për korrupsion

21:12 : 14/09/2026
AKTUALITET

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

16:10 : 14/09/2026

TË GJITHA

Plarent Ndreca/ Kjo nuk është drejtësi, këta janë më keq se plepat

14:13 : 15/09/2026

Balliu: SPAK duhet të shkrihet, nuk ka ndalur asnjë aferë

14:12 : 15/09/2026

Faza e dytë e regjistrimit/ “Çorbë” në U-Albania, ç’aktivizohet opsioni i “kuotave të lira”

13:58 : 15/09/2026

Kapet me 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

13:53 : 15/09/2026

“Daja i Zegjine Caushit më çoi në ferra dhe më përdhunoi”/ Rrëfehet 34-vjeçarja: E kam takuar deputeten

13:40 : 15/09/2026

Belgjikë/ Trafikonin kokainë nga Amerika Latine, goditet banda shqiptare e lidhur me Gert ‘Gjeneralin’!

13:35 : 15/09/2026

Arrestohet në Spanjë 64-vjeçari shqiptar me 46 precedentë penal

13:12 : 15/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com