web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korreshi: Sadush barsoleta, me shall të kuq si partizan sa herë ka mbledhje

15 Shtator 2026, 14:09, Politikë CNA

Korreshi: Sadush barsoleta, me shall të kuq si partizan sa herë ka

Deputetët demokratë dhe socialistë shkëmbyen sot diskutime me tone të larta gjatë mbledhjes së zhvilluar në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.

Deputeti Saimir Korreshi u përfshi në debat me ministrin Toni Gogu dhe kryetarin e komisionit Ulsi Manja lidhur me çështjen e pagave të gjyqtarëve.

Korreshi theksoi se mënyra se si funksionojnë gjykatat nuk varet vetëm nga vendimet që japin, por edhe nga drejtuesit e tyre.

Ndër ta, Korreshi përmendi kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushin, për të cilin tha se është një kryetar që mban shall të kuq partizani dhe tregon barsoleta.

Pjesë nga debati:

Toni Gogu: Kam përshtypjen që i vetmi njeri, i cili nuk ka kuptuar efektet e veprimtarisë së tij përmes pyetjeve, më duket se jeni ju, sepse midis një deputeteje që ka përgatitur një projekt mirë apo keq, por e ka sjellë në zbatim të vendimit dhe një deputeti që tregon barsoleta për keqfunksionimin e gjykatave është një det i tërë. Do t'ju thosha: lexoni vendimin e GJK-së, sillni një projekt dhe mundet që projekti ta adresojë më mirë problematikën.

Saimir Korreshi: O i nderuar, i fort i nderuar kryetar. Tha barsoletë.

Ulsi Manja: Barsoleta nuk është e ndaluar në fjalor.

Saimir Korreshi: Po dale tani, duro. T’i tregoj ministrit se unë barsoletën e mora nga Sokol Sadushi. Është një barsoletë që e ka thënë kryetari i GJL-së drejtuar kryetarit të KLGJ-së, është barsoletë. Atij kryetari të komitetit të GJL-së që e mbani me shall sa herë ka mbledhje për partizanë, ju e quani barsoletë. E kuptoni ku jemi? Po flasim për vendimet e GJK-së. Ne të kërkuam mbledhje për të diskutuar brenda rregullave ligjore, nuk e aprovoi ministria juaj, pse?/CNA





Lajmet e fundit nga