
Një 21 vjeçar me inicialet J.K është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit pasi iu gjetën qindra doza me heroinë e kokainë.
I riu u kap në lagjen nr.16 në tentativë për shitjen e disa dozave me drogë. Në total iu gjetën dhe sekuestruan plot 297 doza heroine dhe kokaine.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al

