LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Pagat e magjistratëve/ Seanca dëgjimore me institucionet e drejtësisë në komisionin e Ligjeve, KLP e GJL kundër formulës së PS: Rritje minimale

• Në Komisionin e Ligjeve po vijon shqyrtimi i nismës së socialistëve për ndryshimin e formulës së pagës referuese të magjistratëve. • Në kuadër të diskutimeve janë zhvilluar edhe seanca dëgjimore me drejtues të institucioneve të sistemit të drejtësisë. • Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Gjykata e Lartë dhe institucione të tjera kanë kundërshtuar propozimin e mazhorancës, duke argumentuar se formula e paraqitur nuk respekton plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese. • Gjatë fjalës së saj, kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, tha se rritja e propozuar është minimale dhe se ka një diferencë të konsiderueshme me përllogaritjet e bëra nga Këshilli. • Kundër propozimit të PS-së, doli edhe zv.kryetari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, i cili tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese përbën detyrim dhe jo thjesht orientim për ligjvënësin. • Ndërkohë, Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, pranoi se Kuvendi ka humbur afatin e 31 korrikut për adresimin e çështjes, por argumentoi se projektligji synon të korrigjojë situatën e krijuar. • Sipas tij, kompetenca për përcaktimin e pagave i takon Kuvendit dhe duhet të ushtrohet përmes ligjit. • Drafti i PS parashikon një rritje me rreth 8500 lekë për rrogën referuese të magjistratëve. • Shifra është dukshëm më e ulët se kërkesa e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), të cilët kanë kërkuar një rritje prej rreth 80 mijë lekësh.

4 artikuj për këtë temë.

46 MINUTA ME PARE

Pagat e magjistratëve/ Zv.kryetari i GJL kundër formulës së PS: Nuk e realizon standardin e vendosur nga Kushtetuesja

Pagat e magjistratëve/ Seanca dëgjimore me institucionet e
Ilir Panda

TIRANË- Zv.kryetari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, ka kundërshtuar në Komisionin e Ligjeve formulën e propozuar për pagat e magjistratëve, duke deklaruar se kalimi i pagës referuese në 38% të pagës së Presidentit nuk përmbush plotësisht standardin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Panda theksoi se vendimi i Kushtetueses është detyrues për Kuvendin, ndaj ligjvënësi duhet të zgjedhë një mekanizëm që garanton realisht ruajtjen e nivelit të pagës së magjistratëve në kohë.

Gjykata e Lartë kërkon rishikimin e formulës 0.38, përcaktimin e qartë të pagesave të prapambetura dhe shmangien e efekteve automatike të skemës mbi funksionarë të tjerë publikë. Sipas Ilir Pandës, Kuvendi ka hapësirë të zgjedhë formulën, por jo të shmangë standardin kushtetues. Në fund, ai theksoi se qëllimi është miratimi i një ligji që zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata e Lartë e vlerëson të nevojshme ndërhyrjen ligjore pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Çështja nuk është nëse Kuvendi duhet të ndërhyjë, por nëse zgjidhja e propozuar realizon standardet detyruese që lindin nga vendimi i Kushtetueses, i cili nuk përbën orientim, por detyrim për ligjvënësin. Kushtetuesja ka konstatuar papajtueshmërinë e skemës ekzistuese dhe ka përcaktuar edhe një afat për ndërhyrjen e Kuvendit. Projektligji duhet vlerësuar jo vetëm si një zgjedhje e re, por si zbatim i një vendimi përfundimtar dhe detyrues të Gjykatës Kushtetuese. Problemi kryesor është paga referuese prej 0.38 të pagës së Presidentit. Gjykata e Lartë nuk e kundërshton në parim mundësinë që ligjvënësi të zgjedhë një referencë të re, por problemi qëndron te rezultati konkret i formulës së propozuar.

Sipas Gjykatës së Lartë, kjo nuk e realizon standardin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese, për arsye se Kushtetuesja ka kërkuar një referencë dinamike, të lidhur me një pagë që rritet herë pas here dhe që ruan nivelin e mbrojtjes financiare të magjistratit. Për këtë arsye, Gjykata e Lartë propozon që ligji të mos fiksojë koeficientin 0.38, por të caktojë një mekanizëm që garanton standardin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ruajtjen reale të nivelit të pagës. Gjykata e Lartë kërkon që formula prej 0.38 të rishikohet, në mënyrë që paga referuese të përmbushë standardin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese; të bëhet një ndarje e qartë e rregullimit për të ardhmen nga pagesat e prapambetura, për të cilat pasoja juridike është prodhuar pas datës 31 korrik; si dhe të shmangen efektet automatike mbi funksionarët e tjerë publikë. Kuvendi ka hapësirë për të zgjedhur formulën, por jo për të mos zbatuar standardin kushtetues. Ligji i ri duhet ta zgjidhë çështjen për të ardhmen, por pa fshirë pasojën e vendimit të Kushtetueses. Qëllimi nuk është miratimi i një ligji, por miratimi i një ligji që zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha zv.kryetari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda./Dosja.al

53 MINUTA ME PARE

Pagat e magjistratëve/ Kryetarja e KLP-së kundër draftit të PS: Rritje minimale, nuk reflekton standardin e Kushtetueses

Pagat e magjistratëve/ Seanca dëgjimore me institucionet e

TIRANË- Në komisionet parlamentare po vijon shqyrtimi i nismës së PS-së për ndryshimin e formulës së pagës referuese të magjistratëve. Në kuadër të diskutimeve janë zhvilluar edhe seanca dëgjimore me drejtues të institucioneve të sistemit të drejtësisë. Gjatë fjalës së saj, kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, ka kundërshtuar formulën e propozuar nga PS, duke e cilësuar rritjen minimale dhe shumë larg përllogaritjes së bërë nga vetë Këshilli.

Ajo theksoi më tej se këshilli ka vlerësuar se, në një ndërhyrje në sistemin e pagave të magjistratëve, duhet të shihet oportuniteti për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm, jo thjesht një ndërhyrje për të përmbushur formalisht detyrimin e vendosur nga GJK.

“Këshilli ka vlerësuar se, në një ndërhyrje në sistemin e pagave të magjistratëve, duhet të shihet oportuniteti për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm, jo thjesht një ndërhyrje për të përmbushur formalisht detyrimin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Në vijim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi ka kaluar edhe afati i 31 korrikut, Këshilli ka diskutuar në seanca se ku duhet të jetë paga referuese. Pavarësisht kësaj, ne ndonëse nuk jemi njohur në detaje me projektligjin që është kaluar dje nga Komisioni i Ekonomisë, në referim të atij informacioni që kemi marrë për një rritje 0.02%, pra një rritje që është minimale krahasuar me atë që ka përllogaritur vetë Këshilli, do të thoja se ka një diferencë shumë të madhe. Nuk reflekton standardin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese dhe standardin që vetë referimi i pagave ka bërë për sistemin e administratës shtetërore”, u shpreh Mirela Bogdani.

Drafti i PS parashikon një rritje me rreth 8500 lekë për rrogën referuese të magjistratëve. Shifra është dukshëm më e ulët se kërkesa e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), të cilët kanë kërkuar një rritje prej rreth 80 mijë lekësh./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“I lidhni shallin sa herë ka mbledhje me partizanë”/ Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Nuk e ke kuptuar ende punën e një deputeti(VIDEO)

Pagat e magjistratëve/ Seanca dëgjimore me institucionet e
Toni Gogu, Sokol Saudushi dhe Saimir Korreshi

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi dhe Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu janë përplasur ditën e sotme gjatë Komisionit për Çështjet Ligjore. Ndërsa Korreshi po fliste për gjyqtarët, ministri Gogu iu drejtua duke i thënë se deputeti demokrat është i vetmi njeri që nuk ka kuptuar efektet e veprimtarisë së tij përmes pyetjeve.

Gogu e konsideroi fjalimin e Korreshit si një barsoletë, ndërsa i rekomandoi të lexoj vendimin e GJK dhe të sjell një projekt i cili do ta adresonte më mirë problematikën. Pas kësaj ka ardhur edhe përgjigjia e deputeti demokrat, i cili tha se barsoleta e tij është marrë nga Sokol Sadushi, kryetari aktual i Gjykates së Lartë.

 

Pjesë nga debati:

Toni Gogu: Kam përshtypjen që i vetmi njeri që nuk ka kuptuar efektet e veprimtarisë së tij përmes pyetjeve, më duket se jeni ju, sepse midis një deputeteje që ka përgatitur një projekt mirë apo keq, por e ka sjellë në zbatim të vendimit dhe një deputeti që tregon barsoleta për keqfunksionimin e gjykatave është një det i tërë. Do ju thosha: lexoni vendimin e GJK, sillni një projekt dhe mundet që projekti ta adresojë më mirë problematikën.

Saimir Korreshi: O i nderuar, i fort i nderuar kryetar. Tha barsoletë.

Ulsi Manja: Barsoleta nuk është e ndaluar në fjalor.

Saimir Korreshi: Po dale tani, duro. T’i tregoj ministrit se unë barsoletën e mora nga Sokol Sadushi. Është një barsoletë që e ka thënë kryetari i GJL drejtuar kryetarit të KLGJ, është barsoletë. Atij kryetari të komitetit të GJL që e mbani me shall sa herë ka mbledhje për partizanë, ju e quani barsoletë. E kuptoni ku jemi, po flasim për vendimet e GJK. Ne të kërkuam mbledhje për të diskutuar brenda rregullave ligjore, nuk e aprovoi ministria juaj, pse? Ore, epo lëre, rrugën e kompetencave, s’ju pjerdh njeri fare./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Pagat e gjyqtarëve/ Ministri Gogu: Vonesa e Kuvendit nuk duhet të krijojë përplasje mes pushteteve

Pagat e magjistratëve/ Seanca dëgjimore me institucionet e
Toni Gogu

TIRANA- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka folur në lidhje me pagat e gjyqtarëve, duke thënë se vonesa e Kuvendit për ndërhyrjen ligjore mbi pagat e gjyqtarëve nuk duhet të kthehet në përplasje mes pushteteve. Duke folur në Komisionin e Ligjeve, Gogu u shpreh se ngarkesën e gushtit, që nuk është muaj seancash, e kanë mbajtur sekretaria gjyqësore, gjyqtarët e masave të sigurisë, nëpunësit gjyqësore, nëpunësit e administratës, që nuk kanë asnjë lidhje me këtë projek.

Më tej, minisri tha se nuk mund të zhbëhet arkitektura e Kuvendit sipas nevojës së çastit, duke shtuar se rregulli qëndron për të gjithë. Gogu tha se afati i Kuvendit kishte përfunduar më 31 korrik, por theksoi se nisma e re synon të korrigjojë këtë vonesë. Kjo  duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kompetencat e Kuvendit.

Toni Gogu: Kuvendi e humbi afatin, këtë një pjesë e juaja sapo e konstatoi, ishte me 31 korrik. Nuk ka nevojë të justifikohemi asnjëri. Jemi të hapur të mbajmë përgjegjësinë që duhet të kemi në këtë proces. Jam këtu për të mbështetur një nismë tuajën dhe mendoj se duhet vepruar me shpejtësi.

Ngarkesën e gushtit, që nuk është muaj seancash, e kanë mbajtur sekretaria gjyqësore, gjyqtarët e masave të sigurisë, nëpunësit gjyqësore, nëpunësit e administratës, që nuk kanë asnjë lidhje me këtë projekt dhe janë jashtë kësaj mosmarrëveshjeje. Në lidhje me këtë dua të shpreh edhe një keqardhje për ta.

Dua të them një gjë shkoqur: Ju me të drejtë e ngritët vonesën e Kuvendit, që ishte vonesa e afatit. Por një gabim, i shtuar me një gabim të dytë nuk barazon një ndreqje. Vonesa e Kuvendit nuk duhet të krijojë gabimin e përplasjes së pushteteve. Projekti që sillni ju sot bën një ndreqje të gabimit të krijuar nga një vonesë. Pyetja e debatit nuk është sesa duhet të marrë një gjyqtar, por se kush duhet të vendosë për formulën e pagës, jo vetëm të magjistratit.

Këtë nuk e them unë, por Gjykata Kushtetuese. E vendos Kuvendi dhe e vendos me ligj. Argumenti i palës tjetër ka qenë se mosveprimi i Kuvendit do të na lërë pa pasojat e Kushtetueses dhe heshtja e Kuvendit mund të zhbëjë vendimin e Kushtetueses. Ky ka qenë një argument dhe është serioz, nuk mund të banalizohet. Vendimi që kërkon ndërhyrjen e ligjvënësit meriton vetëm ligj. Mosveprimi i Kuvendit nuk mund të zgjidhet me marrje kompetencash dhe mënyra të tjera.

Arkitekturën kushtetuese nuk mund ta zhbëjmë sipas nevojës së çastit. Rregulli qëndron për të gjithë. Formula e një page qëndron mbi Kuvendin. Një pagë rëndon buxhetin e shtetit dhe kjo formulë qëndron mbi Kuvendin. Boshllëku ligjor i krijuar nuk mbushet me një kompetencë të re të krijuar me vrap kush mbërrin atje më para. Kompetenca është e Kuvendit dhe duhet të zbatohet, siç po bëni ju sot.

Nuk kam ardhur të mbroj asnjë numër, Ministria e Financave ka ndikimin e vet në lidhje me peshën në Buxhetin e Shtetit dhe zbatimin e vendimit të Kushtetueses. Dua ta mbyll me një mesazh. Kur ky Kuvend dhe të gjithë ju që jeni të pranishëm vendosët rregullat e reformës në drejtësi në 2016, ishin tre parime kryesore: Integriteti, llogaridhënia dhe efikasiteti.

Integriteti është realizuar me kosto të madhe institucionale. Pavarësia është mbrojtur çdo ditë dhe kjo e shtesës së pagave është një shembull. Llogaridhënia ka mbetur në letër dhe duhet parë me shumë vëmendje, sepse vlen për çdo pushtet. Pavarësia pa llogaridhënie rrëshqet drejt papërgjegjshmërisë.

Kjo jo prej njerëzve, por sepse çdo pushtet nuk mund të mbështetet tek aftësia për të korrigjuar veten. Nuk është qëndrim ndaj drejtësisë, por është projektuar një mur në atë shtëpi të drejtësisë, që sot mungon. Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen, por duke respektuar njëkohësisht si atë çfarë ajo ka vendosur, por edhe rendin kushtetues të kompetencave./Dosja.al

Sondazh

Poll

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafa e deputetes socialiste Aulona Bylykbashi

Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi ish-vjehrrin me drapër, rrëfehet partnerja: Më ka dhunuar...

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, policia shoqëron disa prej tyre...

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin