Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave të zhbllokojë pagat e magjistratëve në Lezhë

    Nga arratisjet spektakolare te dënimet me burgim të përjetshëm, si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje për të dalë nga qelia

    Pagat e magjistratëve, thirren në komision institucionet e drejtësisë! KLP-GJL kundër formulës së PS, i bashkohet PD

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Nga arratisjet spektakolare te dënimet me burgim të përjetshëm, si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje për të dalë nga qelia
    Aktualitet

    Nga arratisjet spektakolare te dënimet me burgim të përjetshëm, si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje për të dalë nga qelia

    September 15, 2026
    Nga arratisjet spektakolare te dënimet me burgim të përjetshëm, si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje për të dalë nga qelia

    Alket Rizai, shqiptari i dënuar për vrasje dhe i njohur për dy arratisje spektakolare nga burgjet greke, është rikthyer në qendër të vëmendjes për mënyrën se si ka përfituar vazhdimisht nga lejet e daljes nga burgu.

    Sipas mediave në Greqi, që nga viti 2021, Rizai kishte marrë plot 16 leje për të dalë nga burgu, pavarësisht historikut të tij kriminal dhe dy arratisjeve me helikopter nga burgu i Korydallos.

    Megjithatë mediat greke vënë në pikëpyetje se si mund të merrte leje një person që konsiderohej i rrezikshëm.

    Si jepen lejet?

    Lejet e të burgosurve jepen pas plotësimit të disa kushteve ligjore. Këshilli i burgut shqyrton kërkesën dhe jep mendimin e tij, ndërsa prokurori merr vendimin përfundimtar, duke vlerësuar sjelljen e të dënuarit, qëndrimin e tij në burg dhe mënyrën se si ka respektuar lejet e mëparshme.

    Sipas raportimeve, gjatë lejes së fundit Rizai u përfshi në një incident të armatosur jashtë një lokali plazhi në Saronida. Pas ngjarjes, autoritetet greke vijojnë kërkimet për të dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.

    Arratisjet me helikopter

    Më 4 qershor 2006, Rizai u bë i njohur kur u arratis me helikopter nga burgu i Korydallos me personin numër 1 të kërkuar nga ELAS-i, Vasilis Paleokostas, duke shkaktuar reagime dhe kritika të forta për sigurinë në burg.

    Më 22 shkurt 2009 , ai u arratis përsëri me helikopter nga burgu i Koridallos me Paleokostas. Pas disa muajsh, ai u arrestua përsëri në Grammatiko, së bashku me bashkpunëtorin e tij.

    Alket Rizai arratisjet spektakolare dënimet me burgim të përjetshëm
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave të zhbllokojë pagat e magjistratëve në Lezhë

    September 15, 2026

    Nga arratisjet spektakolare te dënimet me burgim të përjetshëm, si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje për të dalë nga qelia

    September 15, 2026

    Pagat e magjistratëve, thirren në komision institucionet e drejtësisë! KLP-GJL kundër formulës së PS, i bashkohet PD

    September 15, 2026

    Objektet e ndërtuara pa leje, Bashkia e Vlorës vijon aksionin për shembjen e tyre

    September 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.