Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Vendimi i Gjykatës së Lartë për Veliajn, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për Erion Veliajn. Rama thotë se vendimet e gjykatave duhet të respektohen, por e cilëson situatën e Veliajt si një rast unik në historinë e Europës demokratike.

Sipas tij, kryeqyteti prej thuajse dy vitesh po përballet me koston e mungesës së kryetarit të zgjedhur, ndërsa Veliaj vijon të mbahet në qeli pa gjyq.

Rama: Përsëri Tirana pa kokë dhe përsëri kryetari i zgjedhur e i pagëzuar rishtaz nga vetë Kushtetuesja si i vetmi në detyrë dhe i palëvizshëm nga detyra, nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq!

Po, rregulli e do që vendimet e gjykatave të respektohen dhe unë i nështrohem gjithnjë këtij rregulli – madje as nuk i komentoj vendimet përpara formës së prerë.

Por, përtej faktit që kalvari i Erion Veliajt është unikal në historinë e Europës demokratike dhe gjithashtu faktit që ende nuk shihet gjëkundi prova e rrezikshmërisë ekstreme, e cila mund të arsyetojë kyçjen e pambarimtë në qeli të një të zgjedhuri nga populli, ka një të vërtetë tjetër të hidhur:

Askush s’po do t’ia dijë për koston përditë e më të lartë të të parit kryeqytet në botë, që prej thuajse dy vjetësh jeton me kokë të prerë dhe për haraçin që thuajse 1 milionë banorë duhet t’i paguajnë përditë këtij eksperimenti të paparë e të padëgjuar juridik, social dhe ekonomik.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.