Ndahet nga jeta Flora Brovina, Qendra “Gjenocidi në Kosovë”: Kosova humbi një grua të jashtëzakonshme

15 Shtator 2026 | 15:38

Ditën e sotme është ndarë nga jeta humanistja, mjekja, poetja dhe veprimtarja e njohur nga Kosova, Dr. Flora Brovina.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e Hapur” ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e saj nga jeta, duke vlerësuar kontributin dhe veprimtarinë e Brovinës.

“Kosova humbi një grua të jashtëzakonshme, humaniste, mjeke, poete dhe veprimtare të palodhshme, e cila me guximin dhe përkushtimin e saj la gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe kujtesën tonë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Sipas Qendrës, Flora Brovina ishte një mbështetëse e kauzës së saj për drejtësinë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ajo ishte gjithashtu ndër të parat që mbështeti iniciativën që lulëkuqja me katër petale të bëhej simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Qendra u ka shprehur ngushëllimet familjes, të afërmve dhe miqve të Flora Brovinë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare ish-deputetja dhe aktivistja Flora Brovina

Ka vdekur në moshën 76-vjeçare aktivistja për të drejtat e njeriut dhe ish-deputetja Flora Brovina. Lajmin për vdekjen e Brovinës e kanë bërë të ditur...
14:32 | 15/09/2026

Kriza politike në Kosovë, reagon SHBA

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj pavarësisë dhe integritetit territorial të Kosovës, por e bënë të qartë se kriza e zgjatur politike dhe vonesat...
13:40 | 15/09/2026

Skenari i fundit! A do ta pranojë Kurti Hashim Thaçin president?

I ftuar në Euronews Albania me gazetarin Thimi Samarxhiu, profesor Klejd Këlliçi u shpreh se nuk beson që Hashim Thaçi do të jetë kandidat për...
09:36 | 15/09/2026