Publikimi i fundit i disa audiopërgjimeve tronditëse ka nxjerrë në pah një skemë të thellë të kapjes së shtetit dhe biznesit, nga interesa të errëta dhe individë me pushtet të jashtëzakonshëm.
I ftuar në edicionin e mesditës në Syri Tv, juristi Kreshnik Myftari shprehet se këto regjistrime, të cilat gëzojnë vlefshmëri juridike absolute si dokumente fonografike, nuk lënë vend për dyshime mbi faktet e ekspozuara.
Ky fenomen, theksoi Myftari i mbështetur nga garanci të forta mbrojtëse, tregon përfshirjen e vetë strukturave shtetërore në krime të rënda.
Sipas tij, situata rëndohet edhe më tej nga deklaratat publike në institucionet më të larta, siç është Kuvendi, ku pohimet për tregti me vende në konflikt ngrenë alarmin për vepra të rënda penale, që variojnë nga kontrabanda me mallra të ndaluar deri te trafikimi i armëve dhe municioneve.
Përballë këtyre fakteve flagrante, thekson Myftari, rrugë e vetme mbetet ndërhyrja emergjente e strukturave të drejtësisë, SPAK, për të sekuestruar dhe këqyrur dokumentacionin përkatës, pa u mjaftuar vetëm me marrjen në pyetje të zyrtarëve të përfshirë.
Duhet të jemi paragjykues për veprime të tjera procedurale në qoftë se do të kryhen ose nuk do të kryhen, që janë me bazë verifikimi i thjeshtë, sidomos regjistrat, librat doganorë, ose faturat doganore ose çdo send, objekt tjetër në të cilat përshkruhet lëvizja e atyre që padiskutim dalin në incizime ose regjistrime sepse do të rezervohesha të përdorja termin 'përgjim i komunikimit', pasi përgjimi i komunikimit kërkohet nga prokurori dhe autorizohet me një vendim gjykate. Kështu që edhe në qoftë se do ishin të kryer nga, po themi nga drejtësia homologe ose nga partnerët, padiskutim do kishin ardhur nëpërmjet letër-porosisë. Aktualisht në këtë situatë që ndodhemi, mund të vijnë edhe në atë formë nuk e pengon ligji, por aktualisht ato klasifikohen si incizime, regjistrime dhe kanë vlerën e dokumentave fonografike, e kam thënë edhe njëherë tjetër. Megjithatë dokumentacioni ose incizimet janë të plota, nuk të lënë ndonjë vend për të dyshuar ose për të diskutuar ligjërisht me ngjarjet ose me faktet. Janë pothuajse në dritë të diellit.
Zero mundësi për të ndërhyrë objektivisht në audio. Është zero mundësia sepse ajo do dorëzohet në kopje. Padiskutim që ata dëshirën e kanë maksimale, ama vlefshmëria juridike është absolute. Por jo si përgjim komunikimi, siç ta thashë është teknikalitet procedural, por si dokument fonografik. Besueshmëria, autenticiteti është absolut, nuk besoj se ka ndonjë diskutim lidhur me këtë aspekt të materialit. Po pa diskutim është një kosto shumë e lartë, sidomos për këtë lloj biznesi, është një kosto shumë e lartë sepse përjashton njerëz nga gara, ose më saktë akoma nuk ka garë fare. Pa diskutim që ka paracaktim fituesish dhe këto janë të gjitha ato që do shqyrtohen edhe në hetim edhe në procedim penal, por unë këtë nuk di të ta them se nuk jam i fushës së biznesit, se çfarë do ndodhi për aq kohë sa personat ose palët.
Padiskutim ata duan ta mbulojnë, ta kamufllojnë aktivitetin me akte, me letra, sepse po ta bëjnë ashtu ashiqare, është vepër penale shumë e rëndë dhe nuk inkriminohet Roni Yefet, inkriminohet i gjithë shteti. Pra padiskutim që ato duan t'i japin një kontur juridik që të paktën të kenë dy-tre kontrata për të thënë që "shiko se jemi në legalitet". Personit tjetër nuk i bën përshtypje, siç duket ka një garanci, ka një mbrojtje të jashtëzakonshme ose për aq kohë sa do jetë pushteti, se mbrojtje të përjetshme nuk ka, por që e garanton që i thotë "Nuk ke nevojë as për...". Ka një shprehje në drejtësi, është shumë e vjetër: "Pse, ligjet tona do na pengojnë ne?" E kemi traditë këtë pjesë. "Pse për ligjin do pyesim ne? Ligji do na pengojë ne?" Kështu që me këtë mentalitet janë. Janë edhe të paditur po themi, ose s'iu bën përshtypje pastaj, kanë një budallallëk të jashtëzakonshëm se s'kam parë situatë të tillë.
Nuk kam parë situatë të tillë. Është diskutuar vetëm një përgjim shumë i vjetër për trafikun e armëve që është i ish-ministrit Fatmir Mediu, por që nuk ka dalë përmbajtja e bisedës në kuptimin e audios, por ka dalë proces-verbali që është transkriptuar. Megjithatë ka qenë një nga situatat më të rënda besoj se duhet të të kujtohet në vitin 2004. Po, po të tregtosh me një vend në konflikt, minimumi juridik i mundshëm është kontrabandë me mallra të ndaluar. Tregtia me vende në konflikt, jo vetëm me armë po çfarëdo lloj tregtie, konsiderohet kontrabandë me mallra të ndaluar. Tani nuk e di, ai nuk e kupton situatën juridikisht në minimum, se mund të shkojmë edhe në trafikim të armëve dhe të municionit, është tjetër vepër penale.
© SYRI.net
GJL e la në burg/ Dylgjeri ironizon kryebashkiakun Erjon Veliaj: Shyqyr që na shpëtoi Berti!
SYRI TV/ Modeli ‘KAYO’ në shëndetësi, debate në komision, Spahia: Deklaratat e Ahmetajt, alarmuese
Ambasadori kroat: Protesta, e drejtë e qytetarëve, Qeveria Rama të marrë mesazhin! Ligji s'duhet të bëhet selektiv