Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës: Të vazhdojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat për të përshpejtuar rrugëtimin drejt BE-së

    Dridhet pankina e Spallettit, Antonio Conte bëhet gati për kthimin e bujshëm

    Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave të zhbllokojë pagat e magjistratëve në Lezhë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Rama uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës: Të vazhdojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat për të përshpejtuar rrugëtimin drejt BE-së
    Lajmet e fundit

    Rama uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës: Të vazhdojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat për të përshpejtuar rrugëtimin drejt BE-së

    September 15, 2026
    Rama uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës: Të vazhdojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat për të përshpejtuar rrugëtimin drejt BE-së

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi për mandatin e ri qeverisës nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Sipas mediave në Kosovë kreu i qeverisë ka theksuar se Shqipëria mbetet e gatshme për bashkëpunim të gjithanshëm me Kosovën, në të gjitha nivelet dhe fushat, me synimin për të përshpejtuar rrugëtimin drejt integrimit evropian.

    Rama ka përmendur gjithashtu zbatimin e marrëveshjeve të miratuara mes dy vendeve, si dhe shqyrtimin e projekteve të reja në sektorët prioritarë. Sipas tij, këto angazhime janë në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve dhe synojnë përmirësimin e mëtejshëm të jetës së tyre. Ndërkohë raportohet se kryeministri Edi Rama ka ftuar, Kurtin për një vizitë në vendin tonë.

    “Mandati juaj i ri qeverisës më ofron rastin e duhur t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për sukses. Gjithashtu, e shfrytëzoj këtë mundësi për të riafirmuar gatishmërinë time dhe të qeverisë që unë drejtoj, për një bashkëpunim të gjithanshëm, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat, për të përshpejtuar hapat në rrugëtimin tonë sfidues drejtë shtëpisë së përbashkët evropiane. Zbatimi sa më i plotë i marrëveshjeve të miratuara dhe shqyrtimi e angazhimi në projekte të reja, nga sektorët më të rëndësishëm e prioritarë, janë në dobi dhe do të përmirësojnë e pasurojnë më tej jetën e qytetarëve tanë”, shkroi mes tjerash kryeministri Rama.

    Kuvendi i Kosovës u shpall i konstituuar të dielën paradite, pasi u zgjodhën nënkryetarët nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe komuniteteve pakicë. Kryetarja dhe nënkryetari i parë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në pushtet ishin zgjedhur në seanca të mëparshme të mërkurën dhe premten, përkatësisht.

    PDK-ja nuk mori pjesë në seancë dhe paraprakisht e kishte tërhequr kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare, kur LVV-ja nuk ia kishte votuar në seancën e të premtes. LVV deklaroi të shtunën se do ta votonte Çitakun. Por, PDK nuk pranoi të merrte pjesë.

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se Kuvendi “nuk mund të mbetet peng i askujt, i asnjë subjekti politik”, dhe e vazhdoi procesin. Pas votimit të nënkryetarëve, Haxhiu deklaroi se Kuvendi “konsiderohet i konstituuar”. Disa orë më vonë, Kuvendi u mblodh sërish dhe e zgjodhi Qeverinë e re, në një seancë të braktisur nga PDK, Aleanca dhe LDK.

    Albin Kurti Edi rama Kosovë Kryeministri i Kosovës Kryeministri i Shqipërisë Kuvendi i Kosovës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës: Të vazhdojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat për të përshpejtuar rrugëtimin drejt BE-së

    September 15, 2026

    Dridhet pankina e Spallettit, Antonio Conte bëhet gati për kthimin e bujshëm

    September 15, 2026

    Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave të zhbllokojë pagat e magjistratëve në Lezhë

    September 15, 2026

    Nga arratisjet spektakolare te dënimet me burgim të përjetshëm, si arriti Alket Rizai të merrte 16 leje për të dalë nga qelia

    September 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.