Kancelari gjerman: Rusia po ndërton nëndetëse për të goditur infrastrukturën nënujore

15 Shtator 2026 | 15:49

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka paralajmëruar për rritjen e kërcënimit rus ndaj infrastrukturës kritike në Evropën veriore, duke deklaruar se Moska po ndërton një klasë të re nëndetësesh të projektuara për të dëmtuar kabllot, tubacionet dhe infrastrukturën tjetër nënujore.

“Po shohim një kërcënim masiv për të gjithë infrastrukturën tonë nëndetëse”, deklaroi Merz, duke iu referuar informacioneve të marra gjatë samitit të BE-së për sigurinë në Arktik, të zhvilluar në Finlandë me pjesëmarrjen e shteteve nordike.

Sipas kancelarit gjerman, zhvillimet e fundit nuk kanë qetësuar shqetësimet për sigurinë në Evropën veriore. Ai theksoi se vendet evropiane duhet të përgatiten për një periudhë të gjatë përballjeje me kërcënimet ndaj sigurisë dhe lirisë së tyre, veçanërisht nga Rusia.

Merz mbrojti gjithashtu vendimin e qeverisë së tij për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në nivele rekord, duke pranuar se fondet e dedikuara për mbrojtjen janë të mëdha dhe se në kushte paqeje ato do të mund të përdoreshin për prioritete të tjera.

“Por ne nuk jetojmë në një botë paqësore. Ne e shohim kërcënimin ndaj lirisë sonë”, u shpreh ai.

Komentet e kancelarit gjerman u bënë në Berlin, pas kthimit nga samiti në Finlandë, ndërsa ai priti fituesit e një konkursi kërkimor për të rinjtë dhe iu përgjigj pyetjeve të studentëve mbi zhvillimet e brendshme dhe ndërkombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zyrtarë të BE-së pritet të mblidhen në Bruksel, kërkohen rregulla globale ndaj rreziqeve të Inteligjencës Artificiale

Zyrtarë qeveritarë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të mblidhen të enjten në Bruksel për të diskutuar mënyrat e vendosjes së rregullave globale për...
15:24 | 15/09/2026

AfD arrin për herë të parë në 30% në sondazhe: CDU në krizë

Për herë të parë në histori, AfD-ja arrin në 30% në sondazhe. Dhe distancohet me plot dhjetë pikë nga CDU-ja: kristiandemokratët vlerësohen në 20%. Krahasuar...
09:27 | 15/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, tha se Europa duhet të investojë në zhvillimin e teknologjisë së saj të inteligjencës artificiale dhe të rrisë...
08:26 | 15/09/2026