Emigrantët dërgojnë 621 milionë euro në 6 muaj, remitancat në rekord

15 Shtator 2026 | 16:24

Remitancat e emigrantëve kanë shënuar një tjetër rekord, duke arritur në 621 milionë euro në gjashtë muajt e parë të vitit. Por forcimi i lekut ndaj euros po zbeh vlerën e këtyre dërgesave për familjet shqiptare që i këmbejnë në monedhën vendase.

Paratë që shqiptarët jashtë vendit u dërgojnë familjeve në Shqipëri kanë shënuar një tjetër rekord.

Në gjashtë muajt e parë të vitit, emigrantët kanë sjellë në vend 621.4 milionë euro, me një rritje 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vetëm në tremujorin e dytë, dërgesat arritën në 347 milionë euro, rreth 24% më shumë se një vit më parë.

Kjo është shifra më e lartë e regjistruar për një gjashtëmujor që prej vitit 2008. Brenda vetëm një viti, ekonomisë shqiptare i janë shtuar kështu rreth 89 milionë euro më shumë nga remitancat.

Rritja e dërgesave lidhet edhe me ndryshimin e destinacioneve të emigracionit. Përveç Italisë dhe Greqisë, që vijojnë të kenë komunitetet më të mëdha shqiptare, vitet e fundit emigrantët janë zhvendosur drejt vendeve si Gjermania dhe Britania e Madhe, ku pagat më të larta krijojnë më shumë mundësi për të mbështetur familjet në Shqipëri.

Rekordi i këtij viti vjen pas një tjetër viti rekord. Në 2025-n, remitancat arritën në rreth 1.12 miliardë euro, duke kaluar për herë të parë ndjeshëm 1 miliardin.

Por, pavarësisht rritjes së parave të dërguara, efekti i tyre në ekonominë shqiptare po zbehet nga forcimi i lekut.

Euro ka vijuar të humbasë vlerë përballë monedhës vendase, duke zbritur nga rreth 96.6 lekë në janar, në 94.8 lekë në qershor. Kjo do të thotë se e njëjta shumë eurosh, kur këmbehet në Shqipëri, sjell më pak lekë për familjet përfituese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nafta 108 dollarë/fuçia, rritet presioni për çmimin mbi 220 lekë në Shqipëri

Nafta në tregjet ndërkombëtare po shtrenjtohet me ritme të shpejta, duke shtuar presionin që çmimi në pikat e karburanteve në Shqipëri të kalojë 220 lekë...
16:24 | 14/09/2026

Ndryshime në tregjet e kriptomonedhave, ja sa shitet Bitcoin

Bitcoin po tregohet rreth nivelit 77 mijë dollarë, pas një trafikjeje të lehtë nga niveli 78 mijë dollarë, ndërsa investitorët po tregohen më të kujdesshëm...
00:07 | 13/09/2026

Bizneset kundër Dhomës Ekonomike Kombëtare: Jo anëtarësimit të detyrueshëm

Projektligji për krijimin e Dhomës Ekonomike Kombëtare vijon të kundërshtohet nga organizatat e komunitetit të biznesit, të cilat vlerësojnë se ndryshimet e bëra në draftin...
17:10 | 11/09/2026