E martë, 15 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjirokastër/ Zjarri përhapet pranë banesave në fshatin Arshi Lengo

Ilustrim · Vizion Plus

Një vatër zjarri është shfaqur mesditën e kësaj të marte në rrethinat e fshatit Arshi Lengo, në Gjirokastër.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe barishte në hyrje të fshatit dhe, për shkak të terrenit të thatë, zjarri është përhapur në një sipërfaqe të gjerë.

Flakët janë afruar pranë banesave të fshatit, duke rrezikuar përhapjen e zjarrit në zonën e banuar.

Për lokalizimin e vatrës po ndërhyjnë efektivat e MZSH Gjirokastër, të mbështetur nga dy autobotë zjarrfikës.

/vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.