Lifestyle
Ulen lehtë temperaturat, çfarë ndodh me motin ditën e mërkurë

Ilustrim · Vizion Plus
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e lokalisht të dendura përgjatë relieveve kodrinore malore të territorit prej orëve të mesditës e pasdite.
Temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë deri në 32 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 10 gradë celcius.
Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore kryesisht në jug kryesisht gjatë orëve të mesditës e pasdites.
Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s.




