Rajoni

“Angazhimi me Ballkanin perëndimor matet me rezultate të dukshme”/ Zyrtari i lartë i DASH: Kosova dhe Serbia të shmangin provokimet

Komiteti për Evropën i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së po mban një seancë dëgjimore me temë “Politika e ShBA-së dhe sfidat e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”.

Në seancë Daniel J. Lawton, zv.ndihmës sekretar i Shtetit në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, foli për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me udhëheqjen e re dhe kemi nxitur udhëheqësit e Kosovës të zgjedhin. Angazhimi me Ballkanin perëndimor matet me rezultate të dukshme.

Kosova dhe Serbia të shmangin provokimet. Kemi folur për ndikimin rus në Shqipëri, por pjesa më e madhe e investimeve kineze shkojnë në serbi.

Ne kemi një agjendë bashkëpunimi me Kosovën. Bashkëpunimi është penguar nga zgjedhjet atje. Kosova duhet ta zgjedhë sa më parë presidentin”, tha ai.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.