Kronikë
Përplasen makinat në Dibër, lëndohen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës

Ilustrim · Vizion Plus
Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar këtë të martë në fshatin Grevë të Dibrës.
Nga përplasja e dy makinave, kanë mbetur të lënduar 5 persona.
Gazetari i Vizion Plus Dritan Kurti raporton se 4 prej të lënduarve janë nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, ndërsa personi tjetër ndodhet në spitalin e Peshkopisë, nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.




