Zjarr në një fshat në Gjirokastër, rrezikohen banesat

15 Shtator 2026, 16:55Kronika TEMA
Zjarr në një fshat në Gjirokastër, rrezikohen banesat

Në hyrje të fshatit Andon Poçi ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha, i cili për shkak të përhapjes dhe afërsisë me zonën e banuar paraqet rrezik për banesat dhe një fabrikë uji që ndodhet pranë vatrës së zjarrit.

Shërbimi zjarrfikës i Drejtorisë MZSH Gjirokastër është angazhuar menjëherë me forcat dhe mjetet në dispozicion për izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e banesave dhe objekteve në rrezik.

Situata vijon të jetë në monitorim dhe ndërhyrja po vijon me intensitet

Lini një Përgjigje