Si komision përgjegjës, Komisioni për çështjet Ligjore dhe Administratën Publike pas 6 orësh debat ka miratuar projektligjin e Partisë Socialiste sa i përket çështjes për pagat e magjistratëve. Nisma u votua me 8 vota pro të mazhorancës dhe 3 vota kundër nga opozita.
Kujtojmë se drafti parashikon që paga referuese e magjistratëve të jetë sa 0.38 e pagës së Presidentit të Republikës, nga 0.36 që ishte më parë, pra me 2% më shumë. Formula e propozuar nga PS është hasur me kundërshtimin e përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë dhe shoqatat e magjistratëve.
Pasi ndryshe nga parashikimi i draftit të PS që parashikon nga 8500 lekë për rrogën referuese të magjistrtarëve, pretendimi i tyre, që është miratuar nga KLGJ E KLP, është 9 fish më i lartë.
Pasi të miratohet nga Komisioni i Ligjeve, projektligji pritet të kalojë për votim në seancën plenare të 17 shtatorit, këtë të enjte, ku kërkohën 84 vota për ta miratuar. Kujtojmë se çështja për pagat e magjistratëve ka nxitur shumë debat mes gjyqësorit dhe ekzekutivit.
