
Një aksident i rëndë është regjistruar në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Gocajve, ku janë përplasur tre automjete. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur dy drejtues mjetesh dhe një pasagjer.
Përplasja ka qenë e fortë, veçanërisht mes dy prej automjeteve të përfshira. Tre të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit të tretë nuk ka pësuar dëmtime nga përplasja.
Dyshimet e para lidhen me një parakalim të gabuar, që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.
Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore, të cilët kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit në këtë aks të superstradës.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të përplasjes./Versus.al

