Kokat e Tiranës, koka e Veliajt dhe koka e Ramës
Edi Rama e ka gjetur përsëri ilaçin e tij të preferuar për...
Edi Rama e ka gjetur përsëri ilaçin e tij të preferuar për...

Edi Rama e ka gjetur përsëri ilaçin e tij të preferuar për të komentuar çështjen e Erion Veliajt. Sa herë që një gjykatë vendos të mos e nxjerrë nga qelia, Tirana mbetet “pa kokë”.
Sot e përsëriti edhe një herë. Gjykata e Lartë e la Veliajn në burg dhe Rama tha përsëri se Tirana është pa kokë, madje foli për një kryeqytet që prej thuajse dy vitesh jeton “me kokë të prerë”.
Por ka një problem të vogël me këtë metaforë. Tirana nuk ka qenë kurrë qytet i një koke të vetme. Aq më pak trup i kokës së Erion Veliajt. Tirana ka pasur plot koka përpara Veliajt. Dhe jo vetëm kryetarë bashkie.
Ka pasur Sulejman Pashë Bargjinin, emrin me të cilin lidhet themelimi i Tiranës urbane në fillim të shekullit XVII. Ka pasur Ismail Ndroqin, një nga figurat kryesore të Tiranës në vitet e Pavarësisë dhe kryetar të bashkisë në vitet 1917–1922. Ka pasur burra si Abdi Toptani, Ahmet Zogu, Aqif Elbasani, Eshref Frashëri dhe shumë të tjerë që lidhen me atë periudhë kur Tirana po konsolidohej si qendër politike e Shqipërisë.
Ka pasur Faik Konicën, Fan Nolin, Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Migjenin, Lasgush Poradecin, Kristaq Ramën, Skënder Luarasin, Petro Markon, Musine Kokalarin e dhjetëra figura të tjera të politikës, kulturës, artit dhe mendimit shqiptar që kanë kaluar në këtë qytet dhe i kanë lënë diçka Tiranës.
Ka pasur edhe artistë që e kanë bërë Tiranën më shumë se një kryeqytet administrativ. Ka pasur piktorë, shkrimtarë, arkitektë, aktorë, muzikantë, pedagogë, sportistë e intelektualë që kanë ndërtuar identitetin e qytetit pa pasur nevojë që qyteti t’u shpallte çdo ditë se ishin “koka” e tij.
Dhe pastaj na del sot Edi Rama e na thotë se Tirana është pa kokë sepse Erion Veliaj është në qeli.
Jo, zoti Rama.
Tirana nuk është pa kokë. Tirana thjesht nuk është pronë dhe aq më pak trup i Erion Veliajt.
Kryetari i bashkisë nuk është koka e Tiranës dhe Tirana nuk është zgjatim i tij. Qyteti vetë nuk pushon së ekzistuari në momentin kur kryetari, dhe për më tepër një si Erion Veliaj, nuk është në zyrë.
Përkundrazi, Tirana ka një provë shumë më të madhe të ekzistencës së saj se çdo kryetar bashkie. Ka histori, ka qytetarë, ka institucione, ka administratë dhe ka një jetë të tërë që nuk fillon e nuk mbaron me një mandat katërvjeçar.
Dhe mbi të gjitha, Tirana nuk ka asnjë nevojë për Erion Veliajn nëse ai vetë nuk pranon ta lërë Tiranën të lirë.
Ka dhe diçka veçanërisht ironike në këtë histori. Edi Rama e njeh Tiranën shumë më herët se Erion Veliaj. Rama u rrit këtu, jetoi këtu, u formua këtu dhe u bë një figurë publike e këtij qyteti shumë kohë përpara se Erion Veliaj, për shkak të Ramës, të bëhej i njohur në hartën politike të Shqipërisë.
Pra Rama e di fare mirë se Tirana ekzistonte para Veliajt. Dhe do të ekzistojë edhe pas tij.
Ajo që duket se nuk pranohet është që një qytet me një histori qindra vjeçare të trajtohet sikur nuk mund të marrë frymë pa një person të vetëm, veçanërisht kur ky është Veliaj. Thua se të gjithë tiranasit kanë vetëm këmbët dhe duart dhe po presin që koka e tyre të jetë Erion Veliaj.
Kjo është një metaforë jo vetëm e lodhur, por edhe fyese për vetë qytetin.
Sepse Tirana ka mbajtur mbi supe koka që kanë vlejtur shumë më tepër se një zyrë bashkie. Ka mbajtur njerëz që kanë bërë histori, kanë shkruar libra, kanë ndërtuar institucione, kanë krijuar art, kanë menduar për këtë vend dhe kanë lënë gjurmë që nuk zhduken sapo mbyllet dera e një zyre.
Ndërsa sot na kërkohet të besojmë se gjithë kjo histori është pezulluar sepse një kryetar bashkie si Veliaj ndodhet në qeli.
Madje paradoksi bëhet edhe më i madh kur këtë e thotë Edi Rama.
Në fakt në Tiranë ekziston edhe një kokë tjetër. Një kokë që nuk është metaforë. Është bërë edhe prej betoni.

Rama ka lënë pas në Tiranë edhe një nga ato simbolet e veta të mëdha urbane, një godinë që të kujton vetë kokën e tij. Dhe kështu kemi një situatë që do të ishte e vështirë të shpikej edhe nga një satirist.
Kryeministri thotë se Tirana është pa kokë sepse Erion Veliaj është në burg, ndërsa Tirana ka edhe një kokë të Ramës të ndërtuar në horizont.
Ndoshta ky qytet ka pasur gjithmonë shumë koka. Vetëm se tani kemi filluar t’i numërojmë sipas interesave të politikës së ditës.
Dhe për sa i përket Veliajt, problemi është edhe më i thjeshtë.
Nuk është Tirana ajo që duhet të bindet se nuk mund të jetojë pa Veliajn. Është Erion Veliaj ai që duhet të kuptojë se Tirana mund të jetojë dhe jeton shumë mirë pa të. Madje Tirana ka jetuar shumë mirë dhe përpara tij. Dhe do të vazhdojë të jetojë edhe pasi emri i tij të jetë vetëm një kapitull i mbyllur në historinë politike të këtij qyteti.
Kjo është ajo që duhet të kuptojnë të gjithë. Tirana nuk është pa kokë. Tirana është shumë më e madhe se koka e Veliajt.
Dhe ndoshta ka ardhur koha që edhe Edi Rama të mos e shohë më këtë qytet si një trup që duhet medoemos të ketë një kokë. Tirana nuk ka nevojë për një kokë të vetme. Aq më pak për një kokë që duhet mbajtur me çdo kusht mbi supet e saj.
Prandaj është pak e çuditshme që sot na kërkohet të besojmë se Tirana është “pa kokë” vetëm sepse Erion Veliaj nuk është në zyrën e kryetarit.
Jo. Tirana nuk është pa kokë.
Thjesht Tirana nuk është Erion Veliaj./CNA
Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën, ku p...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet social...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë...
Kryeministri Edi Rama ka uruar kryeministrin e Kosovës, Al...
Deputetët demokratë dhe socialistë shkëmbyen sot diskutime...
Partia Demokratike ka reaguar me nota kritike lidhur me si...
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Napoli në Itali, për ...
Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Komisionin...
Bashkia Shkodër ka nga sot dy nënkryetarë të rinj. Kryeba...
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Italisë, ku do...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në rrjetet...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë...
Këtë të hënë, në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtm...
Këtë të hënë, në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe F...
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, mbajti llogaritë për pagat ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka bërë të ...
Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, ka ndarë sot deklarata të a...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë një...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident rrugor është regjistruar në aks...
Një bandë shqiptare droge është shkatërruar nga Policia Fe...
Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës pas finalizimit të...
Arrestohet një 41-vjeçar që kishte kultivuar bimë kanabisi...
Këtë të martë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte a...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Shtatori ka një mënyrë të vetën për t’i bërë shpenzimet e ...
Ditën e sotme në shkollat e vendit nis viti i ri shkollor ...
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të martën se e mbështet “f...
Gjykata Supreme e SHBA-së ka hedhur poshtë planin e Presid...
Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawto...
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovë...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Ndërkohë që pagesat me kartë po shënojnë rritje të lartë p...
Një e katërta e të punësuarve që derdhin kontribute rezult...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 79.2 lekë dhe ...
Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, p...