Nga 1 janari 2027, dyfishohet bonusi mujor për pensionistët
15 Shtator 2026 |
18:42
Nga 1 janari 2027, pensionistët do të përfitojnë bonus mujor të dyfishuar, krahas indeksimit të pensioneve.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj.
Bonusi mujor, i nisur në vitin 2026, do të dyfishohet nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe do të përfshijë të gjitha kategoritë e pensionistëve.
Për këtë mbështetje, në buxhetin e vitit 2027 janë parashikuar 22.4 miliardë lekë më shumë, ndërsa qeveria synon që deri në vitin 2030 pensioni i plotë të mos jetë më i ulët se 40 mijë lekë, ndërsa pensioni i pjesshëm të arrijë të paktën në 22 mijë lekë.
Sipas ministres, dyfishimi i bonusit nga 1 janari 2027 vjen krahas indeksimit të pensioneve, duke synuar rritjen graduale të të ardhurave mujore të pensionistëve.
Lajme të Sugjeruara
Turizmi nxit konsumin, tregtia rritet 6.8%, shitjet e karburanteve shtohen 8.4%
Tregtia me pakicë ka shënuar një rritje prej 6.8% në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2025-ës. Rritjen më të...
Emigrantët dërgojnë 621 milionë euro në 6 muaj, remitancat në rekord
Remitancat e emigrantëve kanë shënuar një tjetër rekord, duke arritur në 621 milionë euro në gjashtë muajt e parë të vitit. Por forcimi i lekut...
Nafta 108 dollarë/fuçia, rritet presioni për çmimin mbi 220 lekë në Shqipëri
Nafta në tregjet ndërkombëtare po shtrenjtohet me ritme të shpejta, duke shtuar presionin që çmimi në pikat e karburanteve në Shqipëri të kalojë 220 lekë...
- 18:39 UEFA konfirmon dy stadiumet që do të presin finalet e Championsit
- 18:37 “Gjyqtarë të paaftë”, Trump kritikon Gjykatën Supreme që i hodhi poshtë kërkesën e heqjes së votimit me postë
- 18:36 NATO: KFOR do të vazhdojë të garantojë sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë
- 18:26 Mbi 100,000 mbi 100-vjeçarë jetojnë në Japoni
- 18:25 Të shtëna me armë zjarri në zonën turistike të Stambollit, 3 të vrarë dhe një i plagosur
- 17:55 Gjermani, Merz njofton masa lehtësuese për çmimet e larta të karburantit