E ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Ekspertja e çështjeve ekonomike Meri Lika ka hedhur dritë mbi mënyrën se si janë financuar shoqëritë ku shteti është aksioner, duke u ndalur te rasti i TIMAK Defense.
Lika deklaroi se kompania ka marrë rreth 900 milionë lekë të reja paradhënie nga shteti për mjete që ende nuk ishin dorëzuar, ndërsa rreth 400 milionë lekë të tjera rezultojnë të vendosura në depozitë me afat.
“Ortakët e mëdhenj nuk kanë asnjë lek. Lekët i kanë marrë dhe ia ka dhënë shteti”, tha Lika, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po përdoren paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Ekspertja kritikoi gjithashtu mënyrën e funksionimit të këtyre kompanive dhe mungesën e konkurrencës së drejtpërdrejtë në treg.
Ajo tha se, me ndryshimin e përqindjes së aksioneve shtetërore, këto shoqëri shmangin një pjesë të mekanizmave të kontrollit publik, ndërsa krijimi i ligjeve dhe VKM-ve të dedikuara i ka dhënë mundësi që aktivitetet t’u besohen individëve apo kompanive të caktuara.
“Mund të thuash që nuk ka shkelur asnjë ligj, por ke shkelur ligjin kryesor, që ti nuk ke zhvilluar aktivitetin e lirë tregtar”, u shpreh Lika, duke theksuar se fondet e buxhetit duhet të përdoren përmes konkurrencës dhe jo t’i jepen një subjekti të vetëm.
Pjesë nga intervista:
Mjafton të marrësh deklaratat doganore ose regjistrat, po dogana i ka me regjistra në Excel të thjeshta fare Nuk është që nuk kontrollohen fare, jo. Auditohen në fakt, sepse këto janë shoqëri me interes publik që të jetë çik i qartë edhe publiku. Nuk është që janë jashtë kontrollit, por kanë kontroll nga audituesit. Po, ka dhe të tjerë, po ka dhe të tjerë që janë emra të publikuar aty. Por pastaj, se çfarë kanë audituar, si i kanë audituar kolegët e mi, këtë s'të them dot. Jo, sepse ligji është i tillë që nën 50% Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk ka më punë. Po kështu ikin dhe nga procedurat e prokurimeve publike, kështu që dhe nga auditimi i Ministrisë së Brendshme.
Dhe nga auditimi i Ministrisë së Brendshme. Domethënë, janë vetëm në dorë të audituesve të ligjshëm. Po, kjo është arsyeja. Për t'u kontrolluar sa më pak, sepse fillimisht shteti ka qenë me përqindje më të madhe, pastaj e ka lëshuar atë përqindjen e tij më të madhe dhe ka vajtur me 20%. Por po të shikosh bilancet e TIMAK Defense, ti kupton shumë gjëra sepse aty janë dhënë para nga shteti paradhënie, për makina që do merren në të ardhmen. Dhe TIMAK Defense i mban ato para, paguan furnitorët e tij me parapagime, ndërkohë që shteti akoma nuk është furnizuar me makinat që do bëjë. Janë 900 milionë lekë të reja që i ka marrë paradhënie.
Këta ortakët e mëdhenj nuk kanë asnjë lek. Asnjë lek, lekët i kanë marrë dhe ia ka dhënë shteti. 3 milionë e gjysmë është kapitali i tyre. Ishte shumë i ulët kapitali, por paratë janë marrë nga shteti shqiptar. Ka dhe atë, për shembull, sepse doli Osmani, kolegu juaj përditë flet, po paratë për shembull rrinë të vdekura te ajo, kanë 400 milionë të reja që rrinë edhe janë bërë depozitë me afat. I ka depozitë me afat, ka depozitë me afat. Po të shikosh pasqyrat financiare, ka depozitë me afat. TIMAK Defense për shembull në shënimet e saj shpjeguese thotë që ka edhe çështje gjyqësore. Një firmë që sapo është krijuar, me çështje gjyqësore, dhe ka vënë provizione, 10% thotë 20% të çështjeve gjyqësore. Po vijnë në bilancet e atyre. Paratë tona.
Po, taksapaguesit shqiptarë.Tani kemi, që në kohën e fushës që kanë filluar të bëhen ligje të dedikuara, VKM të dedikuara, që të gjitha janë kështu. Edhe ato që janë krijuar, këto shoqëritë janë të gjitha ligje dhe VKM të dedikuara, vetëm për këtë lloj aktiviteti. Domethënë, këtu vjen personi që lidhet, bëhet lidhja dhe bëhet ligji pastaj siç e kërkon ai. Këtë mund të thuash që nuk ka shkelur asnjë ligj, por ama ke shkelur ligjin kryesor, që ti nuk ke zhvilluar aktivitetin e lirë tregtar. Domethënë ti nuk e ke përdorur fondin e buxhetit të shtetit në mënyrë të drejtë, duke konkuruar se mund të ketë një tjetër që i bën më mirë makinat. Se pas Toyota-t që kish blerë kjo Puca, se plot me Toyota i kishte, Toyota, MANKështu që, mund të shkoje te Toyota dhe i bleje më lirë vetë te koncesionari makinat, s'kishe pse merrje dhe ndërmjetës. Por nuk ia ke lënë tregut të lirë, por ia ke dhënë një personi.
© SYRI.net