
Një moment tjetër tensioni u pa sot gjatë seancës dëgjimore të gjyqtarëve në komisionin kuvendor të Ligjeve, mes gjyqtarit Gerd Hoxha dhe drejtuesit të Komisionit,, Ulsi Manja në lidhje me pr.ligjin për pagat e magjistratëve.
Duke folur për qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka kërkuar të respektohet vendimarrja e saj, Hoxha tha se atë e shqetëson ndërhyrja e pushteteve.
“Nëse doni të bëni attentat kushtetues, ju e dini. Por pagat do të jepen. Kjo është pak por e sigurt”, tha Hoxha.
Pjesë nga debati
Gerd Hoxha: Tani e keni bërë gabimin por duhet të gjeni përgjegjësin. E keni bërë a paaftësi a nga negzlixhenca apo keqdashja por duhet ti thoni shqiptarëve na falni se gabuam po flinim gjumë
Sa i përket a mundet gjykata të bëjë një ligj, administrativja ka kërkuar të zbatohet vendimi i KLGJ që materializoi vendimin e e GJK.
Ulsi Manja: Po pse nuk e zbatoi për vete GJK?
Gerd Hoxha: Nuk kam frikë ta them pse, se ti më njeh shumë mirë. S’kam frikë nga askush kam frikë vetëm atë lart. S’po tregoj forcë, por jam shumë i shqetësuar se nuk bëhet fjalë për pagën time por për të ardhmen e këtij vendi, ndërhyrjen e pushteteve. Nuk bëhet fjalë. Ne jemi gati të punojmë dhe 6 muaj pa lekë, por pagat do t’i jepni se e thotë Kushtetuta. Kjo është pak, por e sigurt.

